Mogherini dhe Hahn: Zgjedhjet e rregullta, presim formimin e qeverisë së Kosovës

Edona Llukacaj

 

Zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 6 tetorit në Kosovë janë vlerësuar si “të qeta dhe të rregullta” nga kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Mogherini dhe Hahn gjthashtu theksuan se BE pret formimin e qeverisë së Kosovës sa më shpejt. Sipas tyre, kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social, për sundimin e ligjit, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në, dhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ata u  shprehën se prisnin që të gjithë aktorët politikë të ishin të përkushtuar ndaj këtyre proceseve që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për përparim në rrugën evropiane dhe, më e rëndësishmja, për përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Zyrtarëve të BE-së iu dorëzua të martën një raport nga misioni i tyre vëzhgues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Sipas raportit, zgjedhjet u zhvilluan kryesisht të qeta.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *