Mogherini flet në Parlamentin e Maqedonisë: Jeni në rrugën e duhur

Leda Hysa

 

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian dhe zëvendës-presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Shkup, mbajti një fjalim para deputetëve të parlamentit.

Ajo theksoi arritjet e Maqedonisë në muajt e kaluar, ndërsa tha se në radhë janë sfidat e reja për thellimin dhe zbatimin e reformave.

Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë por e të gjitha institucionet e vendit, nga presidenca deri te qeveria, organizatat e të tjera. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ditët e kaluam dëgjova shumë falënderime për raportin pozitiv po në fakt ne duhet t’ju falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës” – është shprehur mes tjerash funksionarja e lartë e BE-së Federika Mogerini.

Ajo tha se kur i bie ndër mend situata para një viti në këtë parlament, dhe si është sot, janë bërë shumë përparime.

“E kaluat krizën më të keqe politike dhe institucionale me të cilën jeni përballur ndonjëherë dhe tash jeni kthyer plotësisht në rrugën e duhur”, u shpreh ajo, duke e quajtur një arritje me të cilën Maqedonia duhet të krenohet.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *