Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Pa dashur të bëj skeptikun, mendoj që vizita Mogherini i shërben më shumë elektoralisht lidershipit të politikës se sa interesave direkte të qytetarëve. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Ç’po bëjmë ne për problemet e vështira që kemi përpara? Ç’bëhet me reformën më jetike për forcimin e shtetit ligjor? Po gjithë ky “përkushtim” me fjalë i klasës politike shqiptare përse nuk çon në rezultate të prekshme? Këto janë pyetje që duhet t’i bëjnë vetes përkushtuesit. Natyrisht një pjesë të përgjigjes duhet ta japim edhe ne si popull që kemi të drejtën e përgjegjësinë e zgjedhjes. Mendoj se z. Mogherini duhet falënderuar sinqerisht, por unë mezi pres ditën që të falënderojmë vetveten. Profeti
