Heqja e sistemit të vizave për shtetasit turq në Bashkimin Evropian do të mundësohet në rast të respektimit të të gjithë kritereve të BE-së”, u shpreh sot shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, duke iu referuar kryesisht vërtetësisë së mjeteve të identifikimit ose respektimit të të drejtave themelore.
E pyetur nga radio “France Inter”, përfaqësuesja e lartë e BE-së për çështjet e jashtme u shpreh e vendosur se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian është e vetmja mënyrë për t’i ardhur në ndihmë Turqisë drejt modernizimit të shtetit të saj dhe respektimit të të drejtave themelore.
“Për hapin e mëtejshëm drejt lëvizjes së lirë do të jetë i mundur vetëm në rast të respektimit të të gjitha kritereve të BE-së, siç parashtrohet për të gjithë shtetet me të cilët po bashkëpunojmë për lëvizjen e lirë për një periudhë të kufizuar”, nënvizoi ajo, duke iu referuar rasteve të mëparshme me Gjeorgjinë ose Ukrainën.
Ka kritere shumë strikte, mjaft teknike që duhen përmbushur, vijuar nga një verifikim i rreptë i dokumentacionit.
Turqia e ka parashtruar heqjen e sistemit të vizave për shtetasit e saj si një kusht të domosdoshëm për zbatimin e marrëveshjes së shumë diskutuar të migrantëve, arritur me Evropën.

Po ja dhane liberalizimin europa do shkaterohet. Turqit kane 5 shekuj qe luftojne per te marre europen tani do e marrin pa lufte
nuk mendoj qe do ta haje .