Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini ka shprehur lëvdata ndaj Qeverisë së Maqedonisë, duke theksuar se duhet të vazhdoj në rrugën drejt implementimit të reformave. Mogerini në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev nuk zbuloi nëse do të merret vendim për të filluar bisedimet në muajin qershor.
“Maqedonia duhet të vazhdojë me realizimin e reformave dhe të bëjë hapat e radhës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Them se keni bërë hapa impresionues me fqinjët e juaj, sidomos në marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë. Sot do të kem takim me gjithë kryeministrat e rajonit dhe nëse keni menduar se kjo ka qenë e vështirë, ju them se kjo situatë është normale në Ballkan dhe gjithë Evropën. Ju them se njerëzit e Evropës kanë shpresë dhe besim se mund të jetojnë së bashku” , deklaroi Mogherini.
Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev falënderoi Mogerinin, për siç tha përkrahjen për arritjet në hapat drejt euro-integrimit dhe vlerësimit të punës së Qeverisë.
“Ne e kemi bërë gati dinamikën për reformat e reja. Do t’i arsyetojmë të gjitha pritjet. Qytetarët e Maqedonisë e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE, nënkupton ekonomi më të mirë, punësime të reja, të rinj të motivuar. Është e qartë për të gjithë se Maqedonia e ka interes strategjik anëtarësimin në NATO”, deklaroi kryeministri Zoran.
o.j/dita
