Mogherini në Shkup: Dyert e BE janë të hapura, çelësin e keni ju!

Leda Hysa

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, shkoi në Shkup për të mbështetur referendumin e 30 shtatorit. Ajo tha se qytetarët e Maqedonisë kanë një rast historik që nuk duhet humbur.

Zonja Mogherini përcolli mesazhin e Bashkimit Evropian që thotë se: Dyert e BE-së janë të hapura për ju, sepse e dimë se së bashku mund të arrijmë shum”.

“Dyert tona janë të hapura. Ju e mbani çelësin. Ana jonë është e përcaktuar dhe le të bëjmë që ky zotim të funksionojë”, tha zonja Mogherini, duke shtuar se “ju keni një rast historik në duart tuaja”.

“Këto nuk janë zgjedhje dhe nuk bëhet fjalë për politikë. Duhet të siguroheni se kur të zgjoheni më 1 tetor do të bëheni krenarë për zgjedhjen që keni bërë për shtetin tuaj, për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj. Nuk do të ketë pendim”, tha shefja e BE-së Mogherini, duke theksuar se votuesit e mbajnë në duart e tyre çelësin e të ardhmes së vendit të tyre.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • fjalë të sakta të mogerinit:”“Këto nuk janë zgjedhje dhe nuk bëhet fjalë për politikë. Duhet të siguroheni se kur të zgjoheni më 1 tetor do të bëheni krenarë për zgjedhjen që keni bërë për shtetin tuaj, për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj. Nuk do të ketë pendim””
    shqiptarët,meqënëse nuk u ndjenë/nuk i pordhi askush/i tradhëtuan vetë politikanët e tyre, gjat pazarllëkut për emrin e shtetit në të cilin jetojnë dhe përbëjnë 1/2 e popullsisë,duhet të votojnë kundër!shqiptarët duhet të votojnë kundër ndërrimit të emrit të maqedonisë,jo sepse ju prish ndonjë punë,POR sepse,në bisedimet e ardhëshme ata duhet të shtrojnë për zgjidhje shumë nga problemet e tyre!probleme që maqedonasit nuk ja kanë zgjidhur!!që maqedonasit me shovinizmin e tyre gjenetik,ja bllokojnë jau mohojnë!!
    SHQIPTARË DILNI NË VOTIME DHE VOTONI KUNDËR NDRYSHIMIT TË EMRIT!!
    do të jetë një shans për të kërkuar më shumë në bisedimet e ardhëshme për ndryshimin e emrit!!
    nuk e di përse nuk i dëgjohet zëri atij selaudinit që u gjakos në parlament??
    ja kanë mbushur xhepin apo si kap disa gjëra??
    apo thjeshtë ju të medjes raiste si jepni vënd??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *