Mogherini në Tiranë, ja kur bëhet publik progres-raporti i KE

Dita

Sot pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do të ketë disa takime, pas dorëzimit të progres-raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Mësohet se do të jetë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ajo që do të bëjë publike raportin në orën 16:30, gjatë takimit që do të zhvillojë me kryeministrin Rama.

Axhenda

16:30 : Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, bashkë me kryeministrin Edi Rama do të bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.

17.30-18.00: Romana Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.

Pasditen e së martës, Mogherini do të darkojë me kryeministrin Rama.

Gjatë ditës së mërkurë, pritet të zhvillohen takimet e saj zyrtare, ku konkretisht, në 11:00 do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

s.a/dita

Share This Article
6 Comments
  • Sa trishtim ka te pikturuar zonja Mogherini ne fytyre. Tregues i qarte i situates aspak komode (per te mos thene me teper), qe sot ndodhet Bashkimi Europian ku fjala Bashkim ngjan si nje ironi e vertete per situaten aktuale.

  • Ok Labi…ashtu do bej. Po Meten , a ta takoj ? Se edhe ai eshte mut si Basha, Apo nuk quhet, sepse e vuri Rama president ?!

  • Zonja e nderuar Vlahutin …Mos haroni cfare keni cituar para dy javeve .Po ja u perseris thenien tuaj .
    ” MOS SHKUARJA E PRONES , PRONAREVE PENGON ZHVILLIMIN EKONOMIK SHQIPTAR ;DHE ESHTE NJE PADREJTESI BRUTALE ”
    Mos e harroni dhe ndihmoni zhvillimin ekonomik shqiptar ,ku shkelet kushtetuta ,neni 181 ,dhe te drejtat e njeriut .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *