Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mogherini, një nga kandidatet e mundshme për fitimin e Nobel për Paqen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Mogherini, një nga kandidatet e mundshme për fitimin e Nobel për Paqen
Bote

Mogherini, një nga kandidatet e mundshme për fitimin e Nobel për Paqen

Gazeta Dita
Published October 1, 2017
Share
SHARE

Italiania Federika Mogherini, Komisoneria e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e Sigurinë është një nga kandidatet e mundshme për fitimin sivjet të çmimit Nobel për Paqen.

Komiteti i Nobelit ka seleksionuar për këtë çmim 318 kandidatë mes të cilëve 103 janë insitucione, e Shefja e diplomacisë europiane kuotohet si një nga kandidatet më të favorizuara për këtë çmim të lartë së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry e Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif.

Këta 3 personalitete të larta politike kanë luajtur një rol kyç në nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes bërthamore të 2015 mes Iranit e komunitetit ndërkombëtar.

Ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqen pritet të zhvillohet më datë 6 tetor në Oslo.

Nëse kryediplomatja europiane Federika Mogherini fiton Çmimin Nobel do të jetë italiania e dytë në histori që vlerësohet me këtë çmim.

Italiani i parë që e ka fituar atë ka qënë gazetari Ernesto Teodoro Moneta, më 1907 me vlerësimin e ngritjes në fund të mjaft organizatave në shërbim të paqes.

Sipas Henrik Urdal, Drejtorit të Institutit të Studimeve për Paqen në Oslo, “një çmim i dhënë në këtë drejtim do të ishte një sinjal për SHBA, e për Donald Trump që së fundmi ka shprehur mendimin për të prishur marrëveshjen e arritur me Iranin gjatë kohës së qeverisjes së Presidentit Obama.”

Gazeta Dita October 1, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?