Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, thotë se shpreson që Shqipërisë do t’i jepet këtë muaj statusi i vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
”Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është një interes themelor jo vetëm i rajonit, por edhe i Bashkimit Evropian. Eshtë mënyra për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit, rritjes ekonomike dhe marrëdhënieve ekonomiko-tregtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të thotë edhe në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian”,tha shefja e diplomacisë italiane.
Gjatë një takimi ministerial të Iniciativës së Evropës Qendrore, që po zhvillon punimet në Vjenë, Mogherini tha se Shqipëria ka ndërmarrë reforma dhe se Qeveria është e angazhuar edhe për kryerjen e reformave të tjera që do të sillnin përparimin e vendit.
”Një veprim i tillë do të përbënte një pranim nga ana jonë të reformave që ka bërë vendi si edhe të angazhimit politik të Qeverisë shqiptare për të ecur përpara me reforma shtesë, çka do të sillnin më shumë progres”, deklaroi Mogherini.

I shallah po na e japin statusin se keta te EU I kane inat keta te PS sepse jane bijte e atyre qe e shanin Europen kapitaliste nga 1944 e deri ne 1990 dhe ata e dine qe komunistet hipokrite nuk i duan por ne Eu duan te shkojne se i pelqen lluksi e mireqenia kapitaliste.
e ka thene dhe strazimiri kte
mire fort deklaratat …shpresojme dhe lutemi
ne rast se marrim statusin nje pjese e ketyre horrave qe i kane perdorur te dyja partite, ju mbaron oksigjeni, korrupsionit, atij te larte shteteror do i keputen kembet, etj..
STATUSI ESHTE JO
KJO JO PER “FAJ” TE SHQIPETAREVE POR PER LLOGARITE E EUROPIANEVE
PROBLEMI YNE ESHTE TE SHKEPUTEMI NGA E KALUARA
KETO 24 VITE KRITERI PER TU PASURUAR KA QENE TE JESH AGJENT I SIGURIMIT TE SHTETIT
KETE “MODUL” E KA APLIKUAR “PER SE MBARI” SHOKU SALI
EDI RAMA PO PERPIQET TA NXJERRE VENDIN NGA KETO “KTHETRA” POR SA TE KETE ILIR MUTIN VESHTIRE DO TA KETE