Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, beson që viti 2018 do të jetë vendimtar për të ardhmen evropiane të Ballkanit.
Në blogun e saj Mogherini ka përmendur 12 momente të veçanta që kanë shënuar vitin që lamë pas.
Ajo thotë se falë vendimeve të guximshme dhe një pune të fortë që bëmë bashkë këto kriza janë adresuar dhe shumica janë zgjidhur.
“Ky nuk ishte një vit i lehtë për Ballkanin. Kam vizituar gjashtë kryeqytete të rajonit në një nga momentet më të vështira, në disa raste, koha e krizës së thellë politike”. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe një pune të fortë që bëmë bashkë këto kriza janë adresuar dhe shumica janë zgjidhur.
Rruga për reforma ka rifilluar (edhe pse ka ende shumë punë) dhe busulla e integrimit evropian po tregon rrugën. 2018 të jetë një vit vendimtar që kjo rrugë të forcohet dhe të bëhet e pakthyeshme.
Ky do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”.

Zonje e nderuar MOGHERINI , Jepini gaz VETTINGUT ,se interesat e juja dhe te popullit te vuajtur e te varfer Shqiptar,per te pasur stabilitet paqeje ne Ballkan ,do ju japi bereqet . Keshtu do zevendesohen ne paqe , keta horra, banda neokomuniste, me politikane te rinj , qe do kene pikpamje pro perendimore .Kjo eshte e vetmja rruge zgjidhje Nuk i intereson BE ,akoma nuk e keni kuptuar kane frike diktatin e ligjit dhe te transparences se BE ..Po e mbyll prap .. jepini gaz vettingut dhe keni per te pare ,qe te gjithe keta bandille do kerkojne azil politik ne Korene e Veriut ose ne Rusi .Dhe te jene te qete , se do ja u rregullojne letrat.
….
E nderuar Gazete e pamvarur DITA .Mos u beni si G.TEMA e M.BAZES qe na ka perzene qe ne ditet e para.