“Moglica”, policia sekuestron sasi të konsiderueshme armësh

Dita

Policia e Shtetit finalizoi dje operacionin e koduar “Moglica ” duke sekuestruar një arsenal armësh të rënda dhe municionesh si dhe kane arrestuar në flagrancë 2 autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Shtetasit e arrestuar janë: – Adil Ismet Mersinllari, 42 vjeç, lindur e banues ne Korce – Bledar Bardhyl Muçollari, vjec 32 lindur dhe banues në Korce

Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll ne  24 banesa te dyshuarish dhe jane shoqeruar ne drejtorite respektive Tiranë dhe Korcë mbi 16 persona.

Vazhdojnë hetimet për persona të tjere te dyshuar ,lidhje te subjekteve te arrestuar qe mund te jene te implikuar ne kete veprimtari kriminale. Gjithashtu se bashku me prokurorine e Tiranes po hetohet menyra e gjetjes dhe destinacioni final per kete sasi armatimi te sekuestruar.

Sekuestrohen- Gjatë operacionit janë:
• 57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp.
• 103 copë granata sulmuese “defensive ” me rreze shperthyese rreth 200 metra
• -100 copë ndezës granatash
• 1 granatë-hedhës,
• 23 predha granathedhesi

Predhat kineze  –Në të gjitha predhat gjenden të dhëna të markerimit dhe janë prodhim kinez
• 20 kutia ne forme tubi te dyshuara si eksplozive me nje fuqi shume te forte shperthyese
• -.2 kaseta metalike, dhe 1 kuti metalike per mbajtje  fishekësh model 56, të kalibrit 7.62 mm.

Në total sasia e fishekëve  1640 copë. • -1 shtrat tre këmbësh për mitraloz të rëndë. • -216 copë krehra mbajtës fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm, të vajisur dhe me të gjitha pjesët dhe aksesorët e tyre.
• -3 murtaja me trekëmbësha dhe pjatat kupore.
• -2 mitralozë të rëndë së bashku me trekëmbëshat mbajtës.
• -20 pjese mitralozazh te rende te cmontuar
• -1 shirit metalik me 250 copë fishekë mitralozi të rëndë model 53.
– 1 automjet tip Opel Omega me targa KO 6690 B.
• -4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *