Mohohet që Abdullah të ketë akuzuar Turqinë

redaktor

Një faqe elektronike do të pretendonte dy ditë më parë se mbreti Abdullah i Jordanisë e ka akuzuar Turqinë për eksportim të terroristëve në Europë. Sipas kësaj faqeje, akuzat e mbretit Abdullah janë bërë gjatë një takimi me politikanë amerikanë të nivelit të lartë në vizitën e tij në janar në SHBA.

Zëdhënësi i qeverisë jordaneze, e njëkohësisht ministri i Informacionit, Muhammed Mumuni, ka folur për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Ajansı, duke i hedhur poshtë pretendimet e tilla.

“Këtij lloj lajmi i mungon minimumi i profesionalizmit!” Kështu ka zgjedhur të përgjigjet ai në lidhje me pretendimet e mësipërme.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Jordanisë janë historike, e të bazuara në parimin e respektit reciprok,” ka shtuar zëdhënësi i qeverisë jordaneze.

Ndërkaq, kryeministri turk sapo ka mbërritur në Jordani, në kuadër të një vizite dyditore, ku në axhendë është dhe takimi me mbretin Abdullah. Vizita e Davutogllusë synon t’u japë një shtytje të re marrëdhënieve dypalëshe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *