Lexoj çdo ditë gazetën “Dita”. Më pëlqen shumë për mënyrën se si shkruan, por në numrin e djeshëm lidhur me diagnozën e M. Zeqos më la shije jo të mirë, pavarësisht qëllimit që mund të ketë pasur. Dihet kush është Moikomi dhe nuk besoj se e ka pëlqyer një gjë të tillë. Jeni të mirë, por larg komercializmit të pavend.
Sqarim i redaksisë: Faleminderit për mesazhin, i dashur lexues. Vetëm për komercializëm nuk mund të bëhet fjalë në raste të tilla. Nëse strukturat përkatëse angazhohen jo thjesht (dhe vetëm) për Moikomin, por për çdo jetë njeriu në rrezik, ne e pranojmë me dëshirë faktin që mund të kemi lënë “shije jo të mirë”. Vetëm kini parasysh se gjithçka kemi shkruar është e vërtetë, pavarësisht reagimit fisnik të këtij njeriu të jashtëzakonshëm që quhet Moikom Zeqo.
Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë

I dashur leter shkrues!
I nderuar zoti Thano!
Duhet jemi realist ne Shqiperi shendesia drejtesia dhe çdo digaster qe drejton LSI ka mbaruar!
Ne spital çdo sherbim ështe me para madje edhe ne urgjence. Edhe pacientet e siguruar pagojne. Jame une nje deshmitar aktual. Para pak ditesh kame paguar 3000 lek te reja per nje analize gjaku te femijes tim. Te siguruar me te gjitha rregullat. Mirpo spitali dhe mjekja e spitalit me tha te bejë analizat te privati se ne spital nuk i bejne siq duhet! Kuptoje se sa human dhe te besueshem jane keto bluza te bardha! Qe mbulojne shpirtin e tyre tis te zi.
Medet posht kemi rënë.