Moisiu dhe Topi: Presidenti të zgjidhet nga populli

Dita

Alfred Mosiu dhe Bamir Topi që kanë drejtuar shtetin shqiptar ndajnë mendimin se ndryshimet Kushtetuese nuk duhen kufizuar vetëm tek reforma në drejtësi, por ligji themeltar i shtetit duhet të rishihet edhe në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në një intervistë për Ora News, dy- ish krerët e shtetit, propozojnë që Predisenti i Shqipërisë, të zgjidhet nga qytetarët, dhe jo nga politika.

Duke u zgjedhur nga populli presidenti do të jetë një përfaqësues direkt i vullnetit të popullit. Po të shikosh ish Lindja me përjashtim të Çekisë e Hungarisë, presidentin e zgjedhin nga populli. Me zgjedhjen nga populli presidenti ka autoritet moral më të paprekshëm sesa kur zgjidhet nga Parlamenti”, tha Alfred Moisiu.

Presidenti i Republikës duhet të jetë arbitër i vullnetit të popullit, por për fat të keq ne sot kemi arbitër të vullnetit të partive. Presidenti që zgjidhet sot është zgjedhje e partive. Presidenti mund të jetë një figurë politike por jo domosdoshmërisht”, theksoi Bamir Topi.

Por a duhen rishikuar kompetencat e Presidentit, në rast të ndryshimit të formulës së zgjedhjes se tij, nga kuvendi tek qytetarët.

 

Share This Article
2 Comments
  • ME POPULLIN PO FSHIJENE MENDEREN PLITIKANET DHE KRIMINELET QE KANE MBUSHUR PARLAMENTIN SHQIPTARE. ME POPULLIN SHQIPTARE PEO FSHIJENE MENDEREN EDHE AMBASADORET E HUAJ QE FUSIN DUAR TE KUTITE E VOTIMIT. ME THONI CILI ANBASADOR SHQIPTARE MUND TE FUSE DUART NE KUTITE E VOTIMIT NEPER BOTE? PROBLEMI ESHTE SE NE SHQIPERI NUK KA LIRI POR DIKTATURE DHE ME TE EGER SE KOHA E MONIZMIT. ATY NUK KA POPULL SI DIKURE, POR SKLLEVER QE KANE PRANUAR TE SKLLAVEROHEN ME DESHIRE, E PER ME TEPER AKOMA DUAN TE SJELLIN NE PUSHTETE PADRONET E TYRE KRIMINALE. ME KEQ TA PESOJNE SE VET POE E KERKOJNE….
    QENIA POPULL ATY ESHTE NJE FALLCITETE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *