Moisiu: Qeveria po importon plehra për interes të klaneve të caktuara

anazapta

Ish-presidenti Alfred Moisiu komenton vendimin e fundit të qeverisë për të importuar sërish mijëra tonelata plehra të rrezikshme në Shqipëri. Në një intervistë për GSH, Moisiu thotë se vendimi është një kërkesë që vjen për favorizime të klaneve të caktuara.

“Vendime të tilla nuk e di pse duhen marrë tani, sepse për këtë çështje ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të referendumit për ndalimin e importit të plehrave në vendin tonë. Nuk e kuptoj fare! Unë e kuptoj që kjo qeveri ka akoma afatin e saj për të marrë vendime, por kjo është për gjëra të rëndësishme, jo për këto probleme. Kjo është një kërkesë që vjen për favorizime të klaneve të caktuara. Për këtë çështje qytetarët kanë folur nëpërmjet mbledhjes së firmave për mbajtjen e referendumit kundër importit të mbetjeve dhe do të flasin sërish në dhjetor”, tha Moisiu.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *