Ish-Presidenti, Alfred Moisiu, ka përjetuar emocionet e ditës së parë të shkollës duke shoqëruar në klasë të parë stërmbesën e tij, Sofi.
I gëzohet fatit që jo vetëm ka shoqëruar për në shkollë fëmijët, nipërit dhe mbesat e tij, por sot në moshën 86-vjeçare ai është shoqëruesi dhe këshilluesi i stërmbesës së tij në ditën e parë të rrugëtimit të saj drejt dijes.
“Të përcjellësh stërmbesën është kënaqësi sepse jo kujdo për fat të keq i takon të arrijë moshën që të jetë në gjendje të shoqërojë stërmbesën në klasën e parë. Fillimi i shkollës është fillimi i futjes në jetë, realisht i çdo njeriu. Shkolla është ajo që e bën njeriunnjeri”, shprehet Moisiu.
