Moisiu: Nuk i dekretova dy gjyqtarët e 21 Janarit, kishte informacione për korrupsion

redaktor

Kryetari Besnik Hoxha dhe një nga anëtaret e trupit gjykues qe dhanë vendimin skandaloz për 21 janarin, janë refuzuar të dekretohen në këtë detyrë nga president i vendit Alfred Moisiu, për shkak të përfshirjes në afera korruptive.

Të paktën dy here Moisiu ka kthyer mbrapsht propozimet e KLD-së për gjyqtarët Besnik Hoxha dhe Adriana Beraj, dy nga emrat që dhanë të enjten pafajësi për të akuzuarit e ngjarjeve te 21 janarit.

Pavarësisht se kandidaturat e tyre për anëtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ishin miratuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për Berajn në mbledhjen e dhjetorit 2003, dhe për Hoxhën në 5 shkurt të 2004-ës, dekretet nuk e morën kurrë firmën e Mosiut.

Ish-kreu i shtetit në një interviste për Vizion Plus dhe Kanalin 7 të platforma Tring, pranoi se informacionet per korrupsion ishin motivi për mosfirmosjet e tij.

Ish- presidenti i vendit, Moisiu ka apeluar qe drejtësia shqiptare të gjejë fajtorët për vrasjen e katër protestuesve të 21 janarit.

Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e gjykatës ndaj deklaratave të Ambasades se SHBA-ve ne Tirane.

Share This Article
1 Comment
  • Pse s vuri alarmin asajkohe presidenti ose dhe me mbrapa qe korrupsioni po zaptonte drejtesine e ketij vendi? Per cfare i sherbente atij titulli si garant i drejtesise? a di emra te tjere Mojsiu qe kane dosje korrupsioni ne kurriz dhe qe jane emeruar ne gjykata? GB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *