Moisiu: Të marrë fund zgjedhja e të pasurve dhe të fortëve si deputetë

Bledar Lumani

Ish-presidenti Alsfred Moisiu ka kërkuar që të marrë fund zgjedhja e të pasurve dhe të fortëve si deputetë.

Për këtë arsye, sipas tij, duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor.

“Për fat të keq, në vendin tonë në përzgjedhjen e kandidaturave, si për deputetë ashtu edhe për funksione të rëndësishme, vazhdon të mos tregohet kujdes i duhur. Ende synohet që të zgjidhen të fortët dhe njerëz të pasur, pavarësisht sesi e kanë vënë pasurinë. Pikërisht kjo e fundit ka shumë rëndësi, pasi një pasuri e vënë dhe e shtuar në mënyrë jo të rregullt, kërkon të vazhdojë të shtohet po në atë mënyrë. Rrjedhimisht mjegulla do të vazhdojë të jetë mjegull, ashtu si e kërkon ujku”, shprehet ish-presidenti për gazetën “Shqip”.

Moisiu ndërkohë ka vlerësuar 300 ditët e para të qeverisë së kryesuar nga Rama.

Do të dëshiroja të përmendja disa arritje, të cilat mua më kanë bërë përshtypje më shumë. Kryesorja është marrja e statusit të kandidatit për në BE. Sigurisht kjo është pasojë e një pune të madhe që është bërë nga të gjithë shqiptarët, nga institucionet shtetërore, nga puna në vijimësi e politikës shqiptare, nga qeveritë paraardhëse, por nuk duhet të harrojmë se duhej bërë diçka më shumë se herët e tjera për të marrë miratimin përfundimtar. Dhe kjo qeveri këtë e bëri.

Një nga arritjet është zgjidhja e problemit të Lazaratit. Ky ka qenë një shqetësim serioz. Duhej zgjidhje pa gjak. Kisha menduar se mund të gjendeshin edhe rrugë të tjera ekonomike, duke ju shmangur forcës, gjithmonë për të mos shkaktuar humbje jetësh.

Një punë e mirë është bërë për sistemin e taksimit. Por ka rëndësi të mendohet më tepër për këtë popull. Dihet se shumica e shqiptarëve janë të varfër, pra çdo vendim për rritje taksash duhet menduar mirë, pasi këta njerëz nuk mund të mbajnë më”, thotë ai.

Duke folur për konfliktin qeveri-KLD, ai thotë se kjo e fundit gjithmonë është përdorur politikisht.

Për këtë arsye, sipas Moisiut, duhet një reform e thellë me konsensusin e të dyja palëve./b.l

Share This Article
8 Comments
  • Kur korrupsioni komandon shtet e pushtete domosdoshmerisht ‘te pasurit ‘ dhe ‘ te fortet’ do te jene ligjberesit e parlamentit; per hartimin dhe miratimin e ligjeve ne mbrojtje te tyre juridike si ndeshkimi dhe pronesie…Kjo eshte aksioma e ndertimit te demokracise shqiptare deri me sot.

    Reformat, qe i bertasin fort, jane dhimbje e tmerrshme e elektoratit, dhe merren gjithmone ne kurriz te tij, ndaj ca guxojne e ca jo. Taksat dhe masat shternguese te cdo lloj karakteri jane per miletin, pasi ai perben bazen e gjere ku ‘piramida’ qendron pa u lekundur dhe konsiderohet qe dhimbja eshte me e vogel, anipse per shpatullat e brishta te miletit eshte ‘deformim fizik dhe shpirteror’…kurse ata qe jane ne piramide…qejf o qejf o lale…

    Do rritet mosha e pensionit, do rriten pensionet , thone….Po a keni vene re se pensioni me i ulet rritet 200 leke te reja ndersa pensioni maksimal shkon ne zenit ?!…Pse , punojne qeveritaret ne te zeze ?! Jo!!! Pse pagat i kane si ne ?! Jo !!! Pra ata perfitojne ne kurriz te ‘bazes’ miletore qe eshte ‘sherbetore’ e tyre dhe atyre qe jane krah per krah e kane perfituar pa asnje ‘kalimpengese’ pasurite e te gjitheve qe jane krijuar ‘para eres se re demokratike’…E c’u prish puna pushtetareve,politikaneve apo biznesmeneve rritja e moshes ?!…A nuk jane ata ne kuvend, ne pushtet a kudo me rroga nga taksat tona edhe pse e kane mbushur moshen e pensionit ?!…E perse u duhet pensioni kur kane pagen e ‘bakshishe’ plot ?!…Te rritet mosha ?!…Po t’i pyesesh ata , do te thone me mire te mos kete pension…

    Nejse, demokracise sone i mungon transparenca ne te gjitha klasat e saj…Askush nuk rrefen ‘me dore ne zemer’ sesi do te ngulet thika padukshmerisht ne palcen tone…por vetem fillojne e tjerrin ‘te mirat ‘ e perbashketa te cilat jane bere ‘molle e ndalueme’…dhe ne rrenqethemi duke i degjuar e na ze gjumi me gerhitje se po mendojne e rrijne pa gjume per ne ,derisa te vij i plotfuqishmi e te na thote ‘ejani ne boten tjeter se nuk eshte per ju kjo e sotmja’…Nuk eshte shaka,.le te publikojne jeten mesatare te miletit sipas shtresave klasore e do te shikoni sesa vite pension ‘hane grate dhe burrat’ e miletit…

    Dhe te gjitha keto ngaqe dermohemi ne votime e zgjedhim djemte e vajzat me te mira mes nesh ne parlament e qeveri ku vendoset nese ‘do dal a jo dielli neser’…

    • O Moisi nuk heqim dore nga kriminelet dhe biznesmenet ,sepse Edi me ta mbaron punet e tij

      Dmth, perderisa eshte nje sharlatan qe vuan nga sindroma e “Moral Turpidity” ne krye te PS-se ,
      aty gjithmone do riciklohen ne krye te Qeverise keto lloj kategorish

      Sipas meje ne EDI RAMA zgjedh ne krye te Partise, ne Parlament dhe ne Qeveri keta lloj njerezish:

      1- Spiunet e grekut ……..sepse EDI eshte nje sherbetor i bindur i politikes greke
      2- Biznesmenet , ………qe bejne larjen e parave te pista te Edit
      3- Kriminelet ………….qe jane koburja e Edit ndaj kundershtareve ne PS & PD
      4- Kalamajte pa libreze pune qe vijne nga Universitetet e huaja ,….Keta i sherbejn Edit
      per te pasur nje pamje gjasme moderne,por qe ne fakt keta jane punonejsit budallenj & koke-ulur ne Adminsitrate
      qe bejne cdo gje qe thote EDI , pa kundershtuar sepse keta nuk kane as eksperience pune as eksperience jete dhe jane bere problem edhe per politkanet e EU-se , te cilet cuditen se si mund te vendosesh ne krye te minsitrive ca vajza e djem kalamaj fare, sikur Minsitrite jane konkurse bukurie (sic tha nje politkan i larte i EU-se)

      Te kater keto kategori perbejne te preferuarit e EDI RAMES neper forumet e Partise , Qeverise e Parlamentit…..dhe te gjitha keto kategori kane si nje emerues te parbeshket dy gjera :
      1- Pa aftesine esktreme,
      2-Mungesen e moralit , ……

      Kuadrot e PS-se duhet te gjejne forca dhe ngrihen vete ne nje organizim masiv ku ti kerkojne llogari
      ketij arroganti qe e ka kthyer PS-ne ne nje …”WC” ku ai kryen nevojat e tija te dites …..dhe te “nates” natyrisht.

  • Kur ky plak ishte President, beri shkelje kushtetuese sepse 6 muaj qeveria Nano vazhdoi punen me disa zv. ministra ne qeveri pasi nuk kishte votat per te emeruar ministrat ( gjate sherreve te brendeshme ). Dhe ky Moisi matufi shkeli ligjin qe nuk e lejonte kete gje, vetem per te mos prishur pazar me Nanon. Tani del here pas here e jep leksion kur duhet te heshte e te beje ndonje loje domino nga liqeni se edhe kur e bene president atje ishte me dopjo gjashten ne dore.

  • Demokracia si nocion eshte zbatim i ligjit ku gjithsecili para eshte i barabarte dhe ndeshkohet fajtori.Por me kalimin e shekujve nocioni i demokracise degjeneroi dhe kaloi perfundimisht ne duart e te pasurve te forteve dhe mafies ne pushtet.Me termin demokraci sot po abuzohet ne menyre te tmershme ,ku me i forti ben ligjin,Ai ka te drejte dhe mund te interpretoje gjithcka sipas oreksit te tij.Per mendimin tim ky eshte edhe shkaku qe demokracia e vertete ngelet nje UTOPI SI DHE KOMUNIZMI.Demokracia kapitaliste triumfoi pasi lejoi jeten e lire pra degjenerimin total te njerezimit duke mbrojtur fort me ligj perfitimet e veta dhe duke ndeshkuar rrepte sklleverit ne mbare boten qe punojne per keta idhuj te demokracise.Opopull mos u mashtroni nga fjalet e bukura dhe mashtrimet e rradhes se AI qe vuri pasurine e vuri duke vjedhur e vrare te tjeret prandaj edhe ligjet jane ne funksion te mbrojtjes se bythes se tyre.

  • Kapitalistat punojne dhe kane.Ne Perendim ka shume e shume pak te cilet brenda nje nate behen te tille-kapitalista.Ne Shqiperi e ne Kosove nuk ka shume has kapitalista.Shumica jane te sojit qe permend z. Moisiu.Ata nuk jane te mbrojtur me ligj por i nbrojme ne vete.Z. Moisiu e di fare mire se kush u pasurua ne menyre te padrejte te cfaredoforme dhe asnjehere nuk denoncoi dike gjate mandatit te vet.Pra, ish Presidenti nuk e kreu detyren e vet dhe nuk e zbatoi ligjin i cili nuk e sankcionon kapitalistin por hajnin e spekulantin.
    Forca asnjehere nuk zgjidh probleme.Lazarati (dhe shume lazarate tjera ne Shqiper) kerkon menyra se si te nbijetohet.Mori ate me te keqen-drogen.Me vite te tera shoqeria nuk e ndihmoi popullin e ketij fshati.Forca e afer 900 policeve nuk e ka zgjidh aspak problemin e fshatareve.Mos te mashtrohemi e mburremi se dolem e ia dolem.

  • Pushteti i te forteve dhe i te korruptuarve ka qene dhe mbetet nje rrezik real per demokracine dhe prosperitetin e shqiptareve. President Moisiu me kuraji qytetare dhe me shume atdhedashuri vite me pare denoncoi me emra disa kandidate per deputet, gje qe deri tani nuk e ka bere kush, qofte nga shoqeria civile, qofte nga partneret tane.
    Nevojen e perfshirjes nga kjo kategori ne radhet e PS, mendoj une, e ka bere te detyrueshme situata perballe se ciles u ndodh- dy pale zgjedhje te grabitura, kqz e pushtuar, pamundesi per te larguar nga pushteti Largqoftin.
    Mesimi i pare qe duhet nxjerre dhe nje nga rruget per te larguar te fortet nga politika eshte qe situata te tilla te mos perseriten kurre ndaj opozites aktuale. Nje klime kolegjialiteti e urtesie ne sjelljen e maxhorances ne momentin e zgjedhjeve dhe te formimit te institucioneve te pavarura, do ta permiresoje shume klimen dhe do te beje qe ne vend te te forteve te dalin lart me shume te urte, te kenduar dhe parasegjithash zonja.

  • Te marre fund edhe marrja dhe mbajtja perjetesisht e posteve nga ana e bijve dhe bijave thjesht e vetem duke perfituar nga pushteti i baballareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *