Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, shpreh nevojën që ka vendi për rotacion politik. Në një intervistë për A1 Report, Moisiu thotë se duhet të provohet Edi Rama, ndërsa forcat politike duhet të gjejnë zgjidhje për të forcuar shtetin. Moisiu dha idenë e largimit të Berishës nga PD, duke deklaruar se e ka kthyer atë nga demokratike, në një parti familjare. Ish-presidenti u bëri thirrje qytetarëve të shkojnë të gjithë në votime; të vrasin frikën dhe të kërkojnë ndryshimin për jetët e tyre.
Moisiu shprehet se një nga arsyet që e mban Shqipërinë mbrapa vendeve të tjera është prania në politikë e “figurave të vjetra”.
“Pikërisht unë e kam thënë edhe herë të tjera; nëse do të shohim në rajon asnjë nuk ke të këtyre viteve në politikën aktive, në poste kryesore, as në Maqedoni, as në Kroaci, Serbi etj. Pse? Sepse çdo periudhë ka njerëzit e saj, është një kërkesë e zhvillimit. Kjo për mendimin tim është një nga arsyet që ne na mban prapa, që na frenon. Secili ka dhënë një kontribut, por për këtë kontribut që ke dhënë dikur nuk mund të pengosh sot zhvillimin e vendit”, thotë ai.
Moisiu thotë se në këtë kategori, më kryesori është kryeministri Berisha. “Praktikisht ai ka mbetur, si më kryesori. Por nuk është problem që mbetet, apo çështja e moshës. Mosha ka ndikimin e saj, por barrën e ka mentaliteti i individit, predispozicioni që ka, nëse sakrifikon për vendin je i dobishëm, por nëse punon vetëm për familjen tënde, për partitë tënde dhe për të mbajtur pushtetin me thonj, atëherë…. Unë mendoj që ai ka defekte të rënda. Dhe pikërisht për këtë arsye ka ardhur koha për rotacion, duhet ta lëshojë vendin forcave të reja që vendi të ecë përpara”, shprehet Moisiu.
Ish-presidenti shprehet se vendi ka nevojë për rotacion dhe ndryshim cilësor.
Me fjalën rotacion unë personalisht, por dua që edhe gjithë të tjerët ta kuptojnë kështu: unë nuk kuptoj vetëm që të iki njëri dhe të vijë tjetri. Them se duhet të ndërtohet shteti, pra të kemi një ndryshim cilësor. Sepse e thamë se ky shteti jonë është problematik. Të ndërtojmë shtetin. Ne kemi një polici dhe unë e kam thënë edhe tek Fyle gjatë takimit që kemi bërë me të: Ju keni kontribuar me Pameca-n, por çfarë kemi bërë? Kemi bërë këtë: që kemi një polici në detyrë dhe një e kemi në shtëpi. Policia është e shtetit, nuk është e PD apo e PS. Po kështu po kthehet tani. Ka edhe shumë probleme të tjera dhe ne duhet të ndërtojmë shtetin. Dhe unë mendoj nëse e majta vjen në pushtet duhet vërtet të bëjë detyrën e saj, jo thjesht të iki një palë dhe të vijë një palë, por për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak”.

sigurisht qe duhet te iki sali berisha…eshte njeri me i dhunshem i ketij vendi!
Saliu duhet te largohet sepse ai ne kete fushate vetcse percarjes se populli ne baze krahine dhe prejardhje nuk na ka sjelle asnje gje tjeter. Ai nuk ka nje plan per te qeverisur vendinm gjithemone ecen kuturu dhe nuk di se cfare ben. Jep premtime qe skane shanse per tu realizuar edhe pse jane shum te bukura. Ky eshhte Saliu fatkeqesia jone.
Per te gjithe ne tani ka vetem nje alternative dhe ajo eshte PS. Ne nuk kemi asnje shprese me tek Saliu sepse ai na mashtroi kur na tha qe do na legalizoje shtepite sepse ne kete kemi probelmin me te madh. Prandaj duhet te votojme per PS sepse ajo e meriton qe ta marre pushtetin dhe te beje dicka per ne ne lidhje me kete problem.
koha e saliut skadoi, 22 vjet ne pushtet te dhuruara nga dora e ramizit dhe nja 8 te tjera rrenim mjaftojne per ta larguar nje here e mire
te mos duket me ne politike ky njeri i lig qe vec te keqija i ka sjelle kombit!
Nje arsyetim shume i drejte ky qe ben Moisiu sepse me Berishen kemi 8 vjet qe nuk po arrijme te shkojme gjekundi, kemi nje mundesi tani sepse kemi nje lider qe kerkon te vije ne pushtet me nje program te qarte dhe me nje vizion te miremenduar. Prandaj une them qe rotacioni eshte kthyer ne nje nevoje shume te madhe.
Rotacioni per shqipetaret eshte shume I deshiruar,sepse jane te zhgenyer nga vota qe kane dhene per PD gjithe keto vite dhe ka shkuar kot.Besimi per koalicionin e RIlindjes eshte I madh.Berisha nuk ofron me asgje per shqiperine
Edi rama dhe ekipi I tije RILINDJA nuk do ta cojne dem besimin e popullit me 23 qershor.
Kete e ka provuar me menyren perfekte te qeverisjes se qytetit te Tiranes qe I dha nje fytyre tjeter,duke e nxjerre nga llumi I krijuar nga PD
Moisiu nuk gabon,sepse kjo qeveri ne vitet e saje ka gabuar dhe njekohesisht ka deshtuar totalisht.Shqiperia per faj te keqqeverisjes ngeli edhe per nje vit jashte dyerve te europes duke u zhytur ne varferi dhe korrupsion
Jo mor jo, ju beni fjale per nje rotacion normal por Sali serbi duhet te largohet qe te shpetoj Shqiperia nga kthetrat e shovinisteve serbo grek. Ai duhet te ike dhe menjehere ti neneshtrohet llogaridhenjes per gjithe krimet qe ka bere. Ti mor zoteri, ish president , e di mire biografine e tij kriminale.Thuaji gjerat ashtu siç jane se me fjalor te moderuar nuk mund te komunikohet me çakallin Sali Berisha. Ai do plumbin e drejtesise se popullit shqiptar jo “rotacion”. Te pyes kush do paguaj per 97, kush do paguaj per Gerdecin , kushdo paguaj per 21 janarin, kush do paguaj per te gjitha aferat koruptive dhe ne favor te serbeve shovinist? Kush pra, rotacioni juaj qe nenkupton rikthimin ne pushtet te bandes se Sali serbit?
Shqiperia ka nevoje per Rilindjen.Duhet te marre fund largimet nga puna dhe persekutimi politik I administrates qe nuk eshte dakort me frymene e pd,
Duhet te marre fund ndasia krahinore qe trumbeton Bersha cdo dite.
Mbas 10 ditesh ne do te gdhihemi ROze qe do te thote me mire
Duke marre pjese te gjithe ne votime do te japim shancin per nje fitore plebishitare te ekipit te rilindjes.Secili duhet te binde edhe te aferm e miq qe te dalin ne zgjedhje,duhet vepruar tani qe neser te mos jete vone
Rilindje per shqiperine
E drejte zoti Moisiu analiza qe ju beni, Ju me shume se kushdo e keni provuar ato 5 vite pushtetin, presionet dhe shantazhet qe kjo qeveri beri ndaj presidences suaj 5 vjecare.
Ju treguat forcen dhe ruajtet institucionet nga kthetrat “Berisha”, gje qe deri diku u perpoq ta bente “Topi” apo qe nuk po e ben fare “Nishani”.
Ju pergezoj per kete interviste dhe ju uroj jete te gjate se burra shteti si Ju, i duhen ketij populli te neperkembur nga politikanet.
Se I kane rene trute ne qafe dihet.Se mosha e ben te vene.Me habisin disa ish sekretar partie fshati me 4 klase qe I pelqejn fjalt e tij.