Moj balukeverdha!..

Bora Basholli

Vargje për këngë

Erdhi dita u martove,
moj balukeverdha,
bëre dasmë e s’më ftove,
po unë fshehur erdha!

Tek shikoja kur kërceje,
nuk duroja dot,
ti si ylli më shkëlqeje,
unë qaja me lot!

Ika vetëm nëpër natë,
isha edhe s’isha,
po të kisha pakëz fat,
dhëndri sot do isha!

Fshehur ika-fshehur erdha,
më pikoi në zëmër,
ta kalosh-balukeverdha,
jetën si në ëndërr!

Pëllumbeshë e vogël…
Pëllumbeshë e vogël,
që më le folenë,
ike-po atje,
kujtimet të mbenë!

Ike edhe zure,
një folezë tjetër,
po merak të mbeti,
foleza e vjetër!

Ike-u martove,
dhe ti-si të tjerat,
ike-i harrove,
lodrat dhe pranverat.

I harrove lodrat,
lodrat e rinisë,
se në mes të hynë,
hallet e shtëpisë.

Haj-moj pëllumbeshë,
ty të përgjërohem,
së bashku me botën,
dhe unë rrotullohem.

Dhe unë rrotullohem,
e bëhem si ti,
të të puth në ballë,
o moj vajzëri.

Vajzëri që ike,
e më s’kthehesh mbrapa,
do na ngrijë dëbora,
do na djegë vapa!

A.DUKA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *