Arben Duka
Moj Tirana jonë,
je e bukur fare,
mbushur anë e mbanë,
me bishta cigare!
Cigarja me ligj,
brenda është ndaluar,
ndaj jashtë-nëpër rrugë,
njëqind fish është shtuar!
Jashtë pihet hapur,
njerëzit s’kanë pse struken,
si qilim me bishta,
trotuaret duken!
Miliona bishta,
me të tjerët shtohen,
sepse trotuaret,
ka kohë që s’pastrohen!
Moj Tirana jonë,
të kemi si sytë,
dhe pse ti me pluhur,
natë e ditë na mbyt!
Pluhur edhe pluhur,
ngrihet gjer në re,
eja-more Luli,
dil një herë nga ne!
Dil një herë nga ne,
këtej nga Komuna,
dhe do ta shikosh,
se sa keq është puna!
Hundën edhe gojën,
me shami i zë,
se të shkretat rrugë,
tani s’lahen më!
Ka vite Tirana,
që s’po lahet kurrë,
por lahej përditë,
kur qe diktaturë!
Ato kohë “të zeza”,
i kujtoj i gjori,
në mëngjes me frymë,
mbushej kraharori!
Nëse tash del natën,
nuk është kohë e duhur,
fshesat ngrenë lart,
dhjetëra ton me pluhur!
Pluhur edhe pluhur,
ajër gjëkund s’ka,
pluhurin-pallatet,
e kanë si suva!
Ngriti pocaqia,
mbretërinë e saja,
çudi si akoma,
nuk ka rënë murtaja!
Një ditë nga Komuna,
ejani patjetër,
pluhur edhe qen,
dhe s’ka asgjë tjetër!
Këtu jeton Thano,
kryeredaktori,
unë dhe shtatë ministra,
që dreqi s’na mori!
Po ministrat tanë,
pluhurin s’e dinë,
se vijnë edhe ikin,
fshehur në makinë!
Asnjë nga ministrat,
këtu pluhur s’merr,
se rrinë në makinë,
me kondicioner!
Se rrinë në makinë,
me kondicioner,
po për në këmbësorët,
këtu është një ferr!
Situata është,
super alarmante,
të paktën ca maska,
Luli të shpërndante!
Ujë me detergjentë,
s’bën vaki të hidhet,
ndaj mezi po presim,
atë që do zgjidhet!
Presim si i thonë,
njeriun e duhur,
që të na shpëtojë,
nga ky llum e pluhur!

Beno,nuk ke cfare te shtosh ne ato qe ke thene.Je i drejteperdrejte dhe i paanshem.Te duash te drejten qellon tek te rrallet,sepse sotbatakcilleku e perdhosja jane bere menyre jetese e karriere.Ti kete as e ke dashur dikur e as e do sot,ndaj ruaj respekt si dikur ne shkolle te mesme-te begsat.Mos te pushofte pena o byrazer!
Prit Beno, prit! Dhe, mbi te gjitha, mbaje me shkume, se ai i riu do te na nxjerre mallin e kohes se xhaxhit. Se per cfare, nuk e dime akoma, ishalla qofte per mire…
Pse nuk bejne ndonje gje per qente te pakten. Nuk eshte ndonje gje e veshtire te eliminohen nje pjese e mire e qenve rrugace, pune qe behet brenda dites.
e keqja nuk vjen vetem nga qente rrugace, eshte dhe nga ata qe i rrisin qente ne shtepi apartament,
kur i nxjerrin nuk dalin me maska ,qe te trembin kalimtare dhe pa mbathje e ndyjne vend e pa vend .
as qe ju ben pershtypje ketyre rrugace qe i shoqerojne ne rruge qente shtepiake
ne kafe, ne dyqane,njesoj sikur sheh njerez rrugace qe mbajne qen shtepiake
, ne pallatin ku une banoj .
koshija ime ka nje dhom e kuzhine,nje vajze dhe te shoqin.
flinte me qenin ne krevat,rendesi ka qe qeni nuk lehte me
kujtesa
do me shqiperosh pak ti me gjithe ate ttttt…orollakun siper cfare dmth
” qen rrugac” ???
pervec “maskes”[?] cfare duhet te kete qeni tjeter qe mos te ndyje ????
ah ,mos na lente zoti pa budallenj thuaj
degjo mua kujtesa , perzure ate rrrrrilindasin qe ke ne shtepi ,qe vetem ha ,pi dhe gerhet ,dhe adopto nje nga ata qente e rruges [rrugac 😛
se do ndihesh me mire ti dhe turma qe zgjidhjen e kerkoni vec te te tjeret
dhe te diktatura
civilizohuni shtaze !
se edukata e nje populli duket nga menyra si trajton kafshet .
Ppppppoet , ne ate kohe kishte vetem fshesaxhinj dhe bejtexhinj
prandaj pastronit gjithe diten , kishit ndergjegjien te felliqur
kemi 70 vjet e nuk ka uje qe ju lan !!!
I Madhi Duka bej nje shkrim per kete pasuesin e Lulkes Halimin qe thote gjithse kush do beje dicka per veten e vet guzhinjeri do haje ,pasticjeri do haje, Doktori do mare , bashkijaku do ndertoje pa leje
“bimi” ti duhet ta mbashe me shkume se ti kohes se xhaxhit i merr te keqen dhe ajo do te mbetet koha me e arte e popullit shqiptar per 90% te drejtimeve,per te tjerat kurre mos ardhet.
O bimi qe te eshte çare marmita,deshe pasterti,kulture,shkolle,shendetesi,bujqesi,transport,pasuri te nen tokes dhe te mbitokes,femra shkonte krenare ne te gjithe vendin pa ju trembur fare syri ,doje ushtri,doje armatim,doje polici,doje familje,doje miqesi,doje shoqeri ,doje pune,por çfar doje mor mut muti,por tani mi rrjeshto ato te tuat si droga,prostitucioni,kabareja,vrasja,hajdutlleku,dajaku me dhe pa vend,shitja e femres,femije me bollek pa prinder,pa shkolla ,pa mjekesi,pa bujqesi,pa pasuri te nen tokes dhe mbi tokes,mbi te gjitha pa dinjitet ,vdes per buke,fabrika,uzina te shkaterruara,ushtria e shkaterruare,gjithe pasuria e popullit u vodh nga femijet e Berishes dhe klani i tyre,A do me per Behelulin more bimi me marmite te çare.
Mendohuni kur shkruani se bota ju quajne budallenj,ne fakt ashtu siç jeni.
O vezhgues: mos u lodh me “bimin” se nuk ka ” faj ” ! Mos u mundo ti mbushesh mendjen !
KATOVICA – i shperfytyroi shqiptaret dhe i ka bere qe ti kape : SINDROMI I STOKHOLMIT !!!!
Fatkeqesi Kombetare por ishalla nuk zgjat shume !!!
tek shikoja qe qante nje femije ne parkun e liqenit qe shkau ne nje jashteqitje qeni,dhe shoqeruese e qenit pa maske ishte nje vajze e cila u kthye menjehere e patroji me leter te lagur femijen , pastaj e e puthi dhe kekoji falje prinderve te tyre ,
Ate cast ndjeva respekt per reagimin me aq dashuri qe shprehen vajza dhe prinderit e femijes,
per mirkuptimin dhe aq me teper kur vajza po pstronte edhe vendin ku qeni i saj kisht jashteqitur.
hahaha…bravo Duka dhe mbështes emigrantin, kështu u përpoq ky pretendenti për kryebashkiak i Pd të justifikonte Lulin, të tërë do hanë-tha, dmth edhe për vehten kur të vijë në krye të bashkisë do ndjekë rrugën e kryetarit aktual. …e po të ishte kaq i dobët në argumenta, s’e kisha besuar. na jep shpresë Arben duka se Shqipëria mund të bëhet.