Moldavia në krizë të fortë politike, Presidenti shpërndan Parlamentin

Leda Hysa

Presidenti në detyrë i Moldavisë, Pavel Filip ka shpërbërë Parlamentin dhe ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme të mbahen më 6 shtator, teksa shteti i ish-Bashkimit Sovjetik po përballet me një krizë të madhe politike.

Filip njoftoi për këtë vendim sot, vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus, Igor Dodon dhe e emëroi Filip – i cili është kryeministër në detyrë – si president në detyrë.

Qindra persona dolën në rrugët e kryeqytetit moldav, Kishiniev që prej 8 qershorit, për të protestuar kundër Dodon dhe për të mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, që udhëhiqet nga Vlad Plahotniuc, që është personi më i pasur në Moldavi.

Njoftimi i presidentit në detyrë, Filip, vjen vetëm një ditë pasi liderët parlamentarë u takuan në një seancë të jashtëzakonshme, duke tentuar që të formojnë Qeverinë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Kjo eshte loja. Nje Gjykate Kushtetuese, e pazgjedhur nga askush, e perbere nga 6 apo me shume gjykates, del siper parlamentit te zgjedhur nga populli. Qe do te thote ne te sëmës populli, jemi ne qe vendosim. Eshte tmerresisht antidemokratike, por eshte vendosur keshtu qe nje kaste te ruaje pushtetin, sido qe te votoje populli. Jo më kot protesta ne Moldavi udhehiqet nga njeriu më i pasur i vendit qe drejton Partine Demokratike! Se çfare më sjell nder mend kjo, por nuk po më kujtohet!!!

  • Parlamentin nuk e shperndane dot presidenti po nuk ra numri i mazhorances se deputeteve nen 50%. Jepini uje mendjes. Eshte vota e popullit dhe jo e personit, ndryshe mos thoni jemi ne demokraci,

  • Like Floriri nuk di ku ka koken tani dhe jo te shperndaj Parlamentin.Si hajdut i ndyre se ze gjumi nga SPAK-u.Shpresen e ka te lugati Sali dhe te Ariu Rus.Burgu eshte shume afer,Tani Mona do heq jo vetem cizmet por te gjitha tani sepse dp te jet e”varfer”se femijt e saj jetojne ne fukarallek ne Angli.Malsori.Boston

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *