Shtatori është një muaj që në jeten e përditshme pritet dhe pëlqehet nga të gjitha moshat, pritet nga të gjithë njerëzit që janë në punë, nga të gjithë pleqt që kërkojnë pak freski pas një vere të nxehtë, por në mënyrë të veçantë nga fëmijët që mezi çpresin të rikthehen pranë shoqërisë së tyre në bankat e shkollës.
Shtatori hedh një këmbë në stinën e vjeshtës, kur fillojnë të kuqlojnë mollët aq të bukura e kuqaloshe, të cilat bashkë me të gjithë frutat e tjera të stinës janë aq të dashura për vogëlushët. Këto “arsye” duhen të kenë frymëzuar artisten e nderuar Arta Haziri-Nuhiu që të ideojë dhe realizojë një aktivitet kaq të bukur artistik për fëmijë në Gjilan, një aktivitet që këtë shtator mbushi 6 vjet dhe që pavarësisht sa vite do kalojnë, aktiviteti do t’i kujtojë të gjithëve se në skenë dolën “Mollëkuqet”.
Kështu pra edhe këtë shtator Qendra Kulturore Artistike me në krye këtë drejtuese të përkushtuar e vendosi këtë pemë me molla të kuqe në ambintet e mrekullueshme të kompleksit turistik “Vali Ranch” në Gjilan, duke sjellur performanca të mrekullueshme të fëmijëve të talentuar nga të gjitha trevat shqiptare, në mënyrë që të fitonin statusin e një Festivali Mbarëkombëtarë për Fëmijë.
Mollëkuqet e faqekuqet kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë festival nga Kosova e Shqipëria me freskinë e moshës, me talentin dhe interpretimin aq virtuoz që mesditën e kthyen në një mbasdite që për të pranishmit do të ishte si një fllad që atyre u solli edhe aromën e këndshme të “Mollëkuqeve”.
Në këtë atmosferë u ngjitën në skenë dy moderatoret e mrekullueshme Afeida Boriçi Memeti dhe Jona Zeneli, të cilat hapën këtë spektakël me një performancë të jashtëzakonshme, si dy vajza të bukura e të talentuara që lidhen aq organikisht 28 konkurentët e këtij edicioni me publikun e mrekullueshëm që kishte ardhur për t’i duartrokitur, për t’i inkujaruar e për t’i vlerësuar.
Festivali filloi dhe mbaroi me sukses. Në fund Juria e përbërë nga: Faton Isufi, kryetar i jurisë, Njomza Mezini, Flaka Baliu, Altin Kryeziu, Arzie Jusufi, Iliriana Boqaj, Izeir Hyda, Shqipe Halil Spahiu dhe Ilir Latifi, shpalli edhe fituesit për shumë aspekte të festivalit, si: paraqitja më e mirë skenike, kënga hit, teksti më i mirë, çmimi folk hit, interpretimi më i mirë, vokali më i mirë etj., por çmimi kryesor shkoi me plot meritë për Agnesa Sejdiu me këngën “Me Trofe Botërore”, teksti dhe muzika: Arta Haziri-Nuhiu, orkestrimi: Agon Neziri.
Françeska Kasa, Edi Sopa dhe Diona Haziraj, u vlerësuan me çmimin e dytë dhe me çmimin e tretë u vlerësuan Orisa Shala dhe Yllza Hasani.
Juria dha edhe çmime të tjera ku spikat çmimi për solisten më të mirë të Festivalit Elena Babani nga Shkodra me këngën “Lahet bebi” me tekstin e autorit të këtij shkrimi, muzika nga Arsid Çeka dhe orkestruar nga Andi Unaza. Solistja më simpatike që mori duartrokitjet e publikut, si dhe të jurisë për interpretimin e shkëlqyer ishte Françeska Kasa nga qyteti i Elbasanit.
Me çmime nderi dhe inkurajuese për të ardhmen e tyre si artistë u dhanë edhe çmime të tjera të shoqëruara edhe me dhurata të ndryshme. “Mollëkuqet” shkëlqyen në këtë festival dhe si rezultat i kësaj morën shumë ftesa për festivale europiane dhe jo vetëm. Të motivuar për punë të mëtejshme, njëkohësisht duke ditur edhe përgjegjësinë, “Mollëkuqet” do të ecin përpara drejt sukseseve të tjera.
Unë isha i ftuar në këtë aktivitet nga drejtoresha e këtij festivali, profesoresha e nderuar Arta Haziri-Nuhiu dhe gjatë udhëtimit për në Kosovë isha i shoqëruar nga prindërit e mrekullueshëm të këngëtares Elena Babani, Gentjan Babani me bashkëshorten e tij.
Atje na u rezevua një pritje e shkëlqyer jo vetëm nga organizatorët, por edhe nga pronari i këtij kompleksit turistik “Vali Ranch” në Gjilan z.Fehmi Fetahu.
Mollëkuqet e vogla me performancat e tyre nuk bënë për vete vetëm spektatorët që kishin ardhur për t’i mbështetur dhe duartrokitur, por edhe teleshikuesit e RTK-së, i cili e përcolli këtë aktivitet me kamerat dhe gazetarët e tij.
“Mollëkuqet” dhe “Rising Stars” kanë arritur të dëgjohen në të gjitha anët e botës, ku tani organizatorja dhe drejtuesja Arta Haziri-Nuhiu ka pranuar ftesën si anëtare e jurisë bashkë me solistët e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet” të jetë pjesë e festivalit “Pearl Festival” në New York.
Aktivitete të tilla, sidomos kur krijojnë edhe një lloj tradite, janë një kontribut shumë pozitiv, janë një inkurajim, jo vetëm për fëmijët që marrin pjesë, por edhe për prindërit e tyre dhe për gjithë shoqërinë që ka për detyrë të kontribuojë në formimin dhe edukimin e brezit të ri, i cili si në vendet tona, ashtu në gjithë botën është e ardhmja e shoqërisë.
Shtator 2019

Gjithnje Atdheut e Njeriut te Ri i KENDOFSHI.
Me ju lumte per NISMEN te pergjithesoni ate aktivitet et femijeve te Vali RANCH Ne Gjilan .Sukseset ju shoqerofshin S ashhim na kenaqni.Flas une nje 83 vjecar-mesues nje jete marre me to.”TRINIRINAT e MIA”.Deri ato femijet e KOSOVES se Sa cliruar kam ndjekur sa Vizituar me NXENESIT e shkolles “Ali DEmi” Tirane qe ne viti 2002. Miresite e shoqerofshin dhe ata sot dhe sperndare neper bote,si po perjetojme,po ATHDHEUN se HARROJNE!
Gezuar FESTAT e NENDORIT sa SHKURTIT per KOSOVEN e cliruar.Vellezer E Motra.
Toronto 05-10-2019
Mesuesi “Pasues Vetran”
83- vj. Dhimter Xhoga.(Guri naimit D.)