Rreth 30 persona janë nxjerrë me djegie në trup, nga ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër. “Mund të konfirmojmë se kemi marrë 30 pacientë në pesë spitale,” tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.
Mediat atje bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë rreth 200 ekipe të shpëtimit. Sipas tyre, dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur. Mediat e huaja raportojnë se ka disa te vdekur.
Zjarrfikësit në Londër janë duke luftuar me flakët e ferrit, që kanë pushtuar një bllok apartamentesh në Ladbroke Grove, në perëndim të Londrës, shkruan The Sun.
Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë ndërmjet që ulërinin me dëshpërim për ndihmë.
Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa të bllokuarit mes flakëve bërtisnin për ndihmë.
Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.
Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 1 Shtatori kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.
Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.
Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër person filloi të luste turmën poshtë që ta ndihmonte, ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.
Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikëseve, Dan Daly tha se zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të shpëtuar banorët.
