Shpesh mund të keni dëgjuar për periudha të shkurtra të vogla harrese gjatë shtatzanisë. Kjo quhet shpesh “Truri shtatzanisë” ose “Momnesia”. Por a ndodh me të e vërtetë?
Kapaciteti i trurit është i pandryshuar në shtatzani. Nëse je shumë e zënë me punë e stresuar ose pa gjumë, është 100% normale të kesh boshllëqe te kujtesës, ose të harrosh. Nëse nuk fle sa duhet dhe ke shumë punë, kujtesa e çdokujt nuk është e mirë “, thotë Jane Martin, drejtor i Testing and Evaluation Center në New York’s Mount Sinai Medical Center . Nivelet e hormoneve dhe prioritetet e reja që ka nëna e re mund të shpjegojnë pse momnesia ndodh.
”Në tru gjatë shtatzanisë ka 15 deri 40 herë më shumë progresteron dhe estrogjen dhe këto hormone ndikojnë tek të gjitha llojet e neuroneve në tru”, thotë Louann Brizendine, drejtoreshë e Women’s Mood and Hormone Clinic në University of California, San Francisco.
Shtatzania ndikon edhe në çfarë e merr vëmendjen tuaj. Inteligjenca juaj nuk ka ndryshuar, por prioritetet po. Tre vendet e para te vëmendjes suaj i zë tërësisht foshnja.
Hormonet mund të ndikojnë edhe ne kujtesën hapësinore të grave shtatzana dhe mamave të reja – të harrosh se ku janë gjërat – studim i fundit britanik. Kur ecen në një dhomë, shkon pas diçkaje, edhe pse nuk te kujtohet se për ku po shkon, kjo mund të ndodhë pesë deri dhjetë herë në ditë
Mund të jetë gjithashtu një aspekt i evolucionit. “Nga pikëpamja evolutive, dëmtimi i kujtesës mund të jetë i dobishëm në mënyrë që gratë të harrojnë gjërat e tjera dhe të përqëndrohen në kujdesin për fëmijën e tyre”, thotë Donnica Moore, MD, një eksperte për shëndetin e grave në Hills NJ.
Relaksohuni, shtatzania nuk e ndryshon trurin tuaj. Por ajo mund të ndikojë në faktin se sa të mprehta ndjeheni mendërisht.
E ndjeni se nuk jeni aq te mprehta si zakonisht?
Pasi fëmija vjen, privimi i gjumit është qartazi një faktor kontribues. “Gratë grumbullojnë deri në 700 orë mangësi në gjumë në vitin e parë pas lindjes së foshnjes. Kjo sjell që truri të mos jetë në më te mirën e vet per të perballuar gjëra të tjera që nuk lidhen me kujdesin për fëmijën”, thotë Brizendine.
Këshilla që mund t’ju ndihmojnë:
Shkruajini gjërat, edhe nëse është një listë ushqimesh apo një listë pyetjesh per obstetërin tuaj, shënimi ndihmon.
“Shumica e pacientëve ankohen se janë më ‘harraqe’ se në përgjithësi”, thotë Obseter gjinekologia Geeta Sharma e New York-Presbiterian Hospital / Weill Cornell Medical Center. Përpiloni lista, përdorni një planifikues ditor dhe njëkohesisht ruani ndjenjën tuaj të humorit,”
Flini më shumë. Kjo mund të jetë e ndërlikuar per nënat e reja. Por mund të sjellë ndryshim të vërtetë. “Shumica e nënave kanëe nevojë për më shumë gjumë të thellë dhe brenda një jave gjumi të mirë disa nga këto probleme largohen,”
“Nëse e gjeni veten duke bërë gjëra të tilla si të harroni të vini fëmijën tuaj në sediljen e makinës, merakosuni. Përndryshe, ky fenomen është normal.”