Mona Liza del nga korniza (FOTO)

anazapta

Nëse nuk është identike, ngjashmëria me personazhin e kryeveprës së Da Vinçit është mbresëlënëse. Në fotot e mëposhtme shfaqet Mona Liza e gjallë, ashtu siç vetë mjeshtri i madh italian e pa dhe e admiroi disa shekuj më parë. Rindërtimi i kryeveprës është bërë nga një fotograf lituanez,  Tadas Černiauskas, i njohur për teknikën e gërshetimit të fotografive me kryeveprat e pikturës. Ai ka pikasur një vajzë që i ngjan dukshëm Xhokondës së famshme, e ka veshur në të njëjtën mënyrë dhe pasi i ka bërë foton, e ka modeluar atë sipas pikturës origjinale të Leonardo da Vinçit. Rezultati është një kryevepër e gjallë.

Tadas Černiauskas njihet për teknikën e tij të veçantë të riprodhimit dixhital të kryeveprave. Të njëjtin punim ai i ka bërë edhe autoportretit të Van Gogut, për të cilin përdori si model një mikun e tij që kishte ngjashmëri të madhe me piktorin e famshëm.

xhokonda mona lizadetajduartorigjinali

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *