Merkatoja faraonike e Monacos nuk ka përfunduar ende, edhe pse janë shpenzuar 144 milionë euro. Një gjë të tillë e pohoi vetë trajneri Claudio Ranieri pak ditë më parë, por edhe e përditshmja franceze “L’Equipe”. Goditja e radhës për klubin e manjatit rus mund të jetë Luis Nani. Mesfushorit portugez të Manchester United i skadon kontrata verën e vitit 2014, dhe klubi do lirohej nga një prej pagave më të larta në “Old trafford”. Skuadra e Principatës është nga të paktat klube në Europë që mund t’i paguajë portugezit një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon. 26-vjeçari kërkohet edhe nga Roma, në Serie a, me të cilën është në negociata
