AS Monako po shpreson se do të joshë Roberto Mançinin që të largohet nga Mançester Siti me premtimin se do të ketë në dispozicion 170 milionë funte për transferime.
E përditshmja britanike “Mirror” shkruan sot se miliarderi rus Dmitri Ribolovlev, përkatësisht pronari i klubit francez u përpoq që të josh trajnerin italian edhe vitin e kaluar.
Tani, njeriu i cili renditet në vendin e 97-të në botë për nga pasuria sipas revistës “Forbes” ka përgatitur një ofertë mahnitëse të re për strategun italian, ku përfshihet plus një marrëveshje trevjeçare me vlerë 22 milionë funte në formë të pagës.
Siç duket, Ribololev është i vendosur të kthej klubin nga Monte Karlo përsëri në Ligën e Kampionëve dhe të sfidojë pronarin e PSG-së, i cili ka shndërruar ekipin parisien në klub pa konkurrencë në Francë.