Monedha vendase ka qëndruar e dobët ndaj euros përgjatë kësaj jave, ndërkohë që është forcuar përkundrejt dollarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të hënën një euro këmbehej me 140.3 lekë, për ta mbyllur javën dje në kuotën e 140.39 lekëve, pas një rënieje të lehtë që shënoi të mërkurën dhe të enjten. Në raportet e këmbimit me dollarin, leku ka fituar pikë, duke u këmbyer në fund të javës me 102.58 lekë, nga 102.98, që ishte kursi të hënën. Tregu i brendshëm këtë javë ka reflektuar kryesisht ndryshimet në bursat ndërkombëtare, teksa kërkesa dhe oferta e brendshme në muajt e para të vitit janë të plogësht. Nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, sezonalisht ka një rritje të kërkesës për valutë nga kompanitë e huaja që transferojnë fitimet e 2013-s. Në tregjet ndërkombëtare dollari ka qenë i dobët për tre ditë radhazi, teksa të dhënat në SHBA pritet të tregojnë që rritja e prodhimit industrial është ngadalësuar në janar dhe besimi i konsumatorëve është ulur këtë muaj.
