Monedha vendase stabilizoi vlerat e këmbimit këtë javë pas një nënçmimi të shpejtë, kryesisht ndaj dollarit që nisi që në fillim muajit. Përmirësim i vlerave u shënua me dy valutat kryesore, euron dhe dollarin. Një dollar u këmbye dje me 123.5 lekë nga 124.48 lekë. Gjithsesi dollari vijon të jetë i mbiçmuar ndaj lekut. Një euro u këmbye 139.7 lekë nga 139.6 lekë që ishte në fillim të javës, duke shënuar nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit. Ekspertët e këmbimeve valutore shpjegojnë se, ka dy arsye këtë javë që e favorizuan lekun. Vendimi i BQE për blerjen masive të obligacioneve ka stepur agjentet dhe përdoruesit e lekut në vendin tonë për të blerë euro. Në pritje të sigurive më të larta për valutën evropiane, blerja e euros me lekë është frenuar këtë javë. Leku ka përmirësuar vlerat e këmbimit edhe për shkak të konjukturës ndërkombëtare. Por sipas specialistëve këto faktorë janë të përkohshëm dhe se vlera e lekut në vijim do të mbështet nga faktorë të brendshëm.
