Monën edhe Lulin nuk i duroj dot! (II)

Leda Hysa

Sapo hap TV-në,

e njëjtë është muzika,

na kanë mbirë në derë,

Luli dhe Monika!

 

T’i dëgjosh ata,

nuk ka asnjë vlerë,

se të njëjtat gjëra,

kanë thënë qindra herë!

 

Sivjet në Qershor,

ka zgjedhje lokale,

ata bëjnë fushatë,

për parlamentare!

 

Përpara dy vjetësh,

këta dy komikë,

po të njëjtat gjëra,

kanë thënë pikë për pikë!

 

Kanë thënë pikë për pikë,

Monika me Lulin,

edhe shprehjen fikse,

se Ramën do shkulin!

 

Se Ramën do shkulin,

dhe do ngulen vetë,

sepse kanë një plan,

të vinë në pushtet!

 

Kanë një plan shpëtimi,

për gjithë Shqipërinë,

po se si dhe qysh,

veç ata e dinë?!

 

Premtimet e Lulit,

janë vërtetë serioze,

do t’i japë miletit,

rroga dinjitoze!

 

Dhe për këtë pikë,

Luli ka një plan,

po se si e qysh,

nuk e thotë tamam!

 

Mbasi Edi Ramën,

me vinç do ta shkuli,

rrogat do t’i ngrëjë,

taksat do t’i uli!

 

Rrogat dhe pensionet,

kanë shkuar tek nuli,

shqiptarëve të shkretë,

mbase u’a ngrë Luli!

 

Mbase u’a ngrë Luli,

me Monikën,

se ka mbi dhjetë vite,

që s’u ngrihet më!.

 

Që s’u ngrihet më,

rroga dhe pensioni,

dhe unë po ju them:

“Prisni dhe shpresoni!”

 

Mbase kësaj radhe,

bëhet e vërtetë,

se s’bënë kokërr gjëje,

kur ishin tetë vjet!

 

Kaq shpejt s’e harruam,

neve historinë,

rritën korrupsionin,

edhe varfërinë!

 

Si gjithnjë me popull,

i shtuan përplasjet,

mbi gjithë zullumet,

shtuan edhe vrasjet!

 

Lulashi që hidhet,

porsi karkaleci,

mendon se harrohet,

Janari-Gërdeci!

 

Të vrarët në varre,

kërkojnë drejtësinë,

po Lul karagjozi,

kërkon qeverinë!

 

Për vendin do qe,

vërtet kijamet,

nëse kriminelët,

vijnë prapë në pushtet!

 

Luli le të hidhet,

si zog në hava,

por ne s’e lejojmë,

kurrë këtë hata!

 

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Monen edhe Lulin ti Duke s’duron dot,
    por populli ka keq nga ky Rama idiot,
    me Lul e Mone nuk tremb me asnjeri,
    kur varferia shtohet me ket hale qeveri,
    nuk tremb Luli e Mona por Rama idiot,
    prandaj ti or Duke, prap sot po ja fut kot,
    meraku per ate Ramen qe ti na ke sot
    po ben te qeshin kudo te gjithe me lot.
    shqiptaret vuajne kudo rekord te varferise,
    nga ky Ed Rama, krye bajga e Shqiperise.

  • Me duket se plani i opozites eshte destabilizim, destabilizim dhe destabilizim. Se ndofta kane frike nga SPAK-u dhe drejtesia e re qe po u afrohet! Prandaj duan te bejne namin! Qe te mos kete me kurre drejtesi. Bllokime rrugesh, tritol, çadra para kryeministrise, bandite dhe rrugaçer qe i ka me shumice, PD-ja duket se do ta shkaterroje edhe nje here tjeter Shqiperine. Siç beri me 1991-1992 kur Berisha deshi te vinte me çdo kusht ne pushtet. Dhe me 1997-ten me lejimin e firmave mashtruese. E njejta histori duket se do perseritet prape. Kane vrare, kane vjedhur, kane shitur per nje cope buke, kane shkaterruar… Frika per çfare kane bere i ben te humbasin çdo lloj arsyeje. Po na preket nje fije floku e kthyem Shqiperine ne hi, – ky eshte mesazhi qe duan te japin.

  • FOLI DHE POPULLI
    RRECITOI DY VARGJE
    STE KA FAJ EDI
    ESHTE TRASHEGIMI ALLA SALE
    POR ME CPO SHOFIM
    DO KEMI NJE MBARSJE
    LULI ME MONEN
    DO NA PJELLIN RRIPLASJE…

  • “Monën edhe Lulin nuk i duroj dot!”
    unë qënt e buçet,dua o nuk dua,i duroj!!
    janë të tillë dhe si ndërron dot!!
    problemi është te ai qën i zgjebosur që shitet për tigër e luan!!
    ai nuk durohet!!
    shtirja nuk durohet,dukë!shtirja!!
    të qënit,nuk prish punë!!

  • Prit gomar, Lul e Monika, sa te mbije bar. Kurre nuk keni per te ardhur ne pushtet. Populli nuk u do, beni nje paravotim e do te bindeni qe jeni te humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *