Monica Bellucci refuzon darkat e Putinit

Ornela

Monica Bellucci refuzon Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Revista italiane “Novella 2000”, shkruan se lideri rus e ka ftuar disa herë për darkë aktoren italiane, e cila ka refuzuar në të gjitha rastet.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për darka kokë më kokë, por për mbrëmje gala për të cilat Putin është i njohur. Por ish-gruaja e Vincent Cassel ka refuzuar gjithmonë ftesat.

Pavarësisht refuzimeve, Putin nuk është dorëzuar, por ka kërkuar edhe ndërhyrjen e mikut të tij italiane, Silvio Berlusconi. Megjithatë pavarësisht ndërhyrjes së tij, as Berlusconi nuk ka arritur që ta bindë Belluccin.

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *