Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Monitorimi i OSBE-së: 10 seanca gjyqësore për të dalë me vendim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Monitorimi i OSBE-së: 10 seanca gjyqësore për të dalë me vendim
Politike

Monitorimi i OSBE-së: 10 seanca gjyqësore për të dalë me vendim

redaktor
Published March 27, 2013
Share
SHARE

Për të dalë me një verdikt nga gjykata për një çështje të caktuar, shqiptarëve u duhet mesatarisht 10 seanca gjyqësore. Pothuajse gjysma e të cilave, të zhvilluara në mënyrë joproduktive dhe të nevojshme. Ky është konkluzioni i monitorimit të OSBE-së në 143 seanca gjyqësore, të cilat kanë rezultuar se zvarriten pa motiv si pasojë dhe e pjesëmarrësve në gjykim.

“Në veçanti u pa se në pothuajse gjysmën e seancave të monitoruara nuk ndodhi asgjë thelbësore sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Konstatime të tilla tregojnë për një përdorim joeficent të burimeve gjyqësore. Duke ulur numrin e seancave joproduktive, gjykatat mund të reduktojnë ndjeshëm numrin e çështjeve të mbartura dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet më shpejt dhe me më shumë eficencë”, deklaroi Wollfarth.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, njoftoi se të enjten në Komisonin e Ligjeve do diskutohet paketa e amendimeve në Kodin e Procedurës Civile, paketë e cila do të reduktojë deri diku zvarritjet.

“Përfshin pikërisht me fokus eficensën e sistemit gjyqësor duke larguar të paktën 25 mijë çështje në vit që kanë të bëjnë me dëshmitë e trashëgimisë që do t’ia kalojmë noterëve me fokus sërish rritjen e produktivitetit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e eficensës së sistemit gjyqësor si dhe urdhërat e ekzekutimit duke përfshirë një reformë të vërtetë”, deklaroi Halimi.

Në raportin me konkluzionet, OSBE propozon dhe sanksione për mungesat e pajustifikuara në gjykim, duke ia ngarkuar koston financiare të vonesave palës që i shkakton ato.

redaktor March 27, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • SHKARRAVINA says:
    March 27, 2013 at 8:34 pm

    a ke pi nej kanaçe birre o wolfard se pd istat paguajne shume

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?