Monitorimi nga ajri, Policia takim me Guardia di Finanza

Elton Tafaruci

Në ambientet e Policisë së Shtetit është zhvilluar një takim koordinues  mes  përfaqësuesëve  të Guardia di Finanza dhe të Policisë së Shtetit,  në zbatim të Protokollit Operacional   për mbikëqyrjen ajrore për të përcaktuar aspektet teknike-logjistike-operacionale të aktivitetit të fluturimeve në territorin Shqiptar gjatë periudhës Qershor 2016- Shtator 2016, në kuadër të marrëveshjes dakordësuar më 16 maj 2012.

Në fjalën e tij Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit, aktualisht i komanduar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit  Drejtues i Lartë Rebani JAUPI ka prezantuar rezultatet e larta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike për periudhën e parë të vitit 2016 dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Policinë Italiane si një vlerë e shtuar në përmirësimin e mëtejshëm dhe rritjen pozitive të Policisë Shqiptare.

“Policia e Shtetit është e vendosur që të luftojë me vendosmëri këtë formë paligjshmërie dhe me miratimin e palës Italiane do të vazhdojë të zhvillohet monitorim në të gjitha zonat për të marrë koordinata të sakta dhe në këtë mënyrë të ecim para në kohë në këtë mision.’  

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin QATO ka vlerësuar bashkëpunimin shumë efikas me Policinë Italiane  në luftën ndaj këtij fenomeni dhe ka prezantuar planin e masave të ndërmarrë në vijim.

Kemi ndërmarrë një plan të gjerë masash duke vlerësuar mjaft efikas dhe të rëndësishëm bashkëpunimin dhe monitorimin ajror më Policinë Italiane. Dy vitet e fundit kanë qenë mjaft të suksesshme në monitorimin e përbashkët dhe kemi ecur shumë shpejt në transferimin dhe përcjelljen e informacionit duke e shpërndarë në institucionet përkatëse në kohë reale”.

Përfaqësues i Delegacionit të Guardia di Finanza Drejtor i Çështjeve të Përgjithshme në Policinë Kriminale Drejtues i Parë Carlo VERDIGLIONE  ka cilësuar disa elementë të punës së përbashkët me Policinë Shqiptare duke vlerësuar rezultat mjaft  pozitive te arritura vitin e kaluar ,bashkëpunimin shume korrekt dhe efikas si dhe ofroi mbështetjen e Policisë Italiane në raportime për programet dhe veprimtaritë e përbashkëta që do të ndërmerren në vijim.

Në këtë periudhë vlerësojmë monitorimin e përbashkët mes dy Policive përkatëse. Indikatorët dhe shifrat  mjaft pozitive tregojnë një pikënisje në këtë rrugë dhe do vazhdojmë të fokusohemi në rritjen e mëtejshme të rezultateve. Komunikimi do të jetë i vazhdueshëm dhe në lidhje me veprimtaritë që do të kryhen dhe koordinimin e programeve përkatëse. Vitin e kaluar është bërë një punë e shkëlqyer dhe falenderojmë çdo operator, çdo punonjës dhe drejtues për rezultatet dhe përtej  vështirësive që kanë hasur në punën e tyre.

 Në vijim Komandant i Grupit Operativ ajror detar Kolonel Joselito MINUTO ka vlerësuar të dhënat statistikore dhe punën e Policisë së Shtetit duke shprehur gjithashtu dhe mbështetjen për të gjitha veprimet proceduriale në vazhdim.

Në rezultatet e tre viteve të fundit vërehet një rritje dhe evolucion konstant. Policia e Shtetit Shqiptar ka zhvilluar një punë mjaft pozitive në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen. Në vijim sigurojmë bashkëpunim për çdo procedurë”.

Në përfundim të takimit u u shkëmbyen dhe dhuratat simbolike mes dy delegacioneve

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *