Një hap i shpejtë në ekonomi, dy hapa mbrapa te bizneset që nesër do flakin me qindra punëtorë për të mbijetuar. Të hapësh një biznes, që në hapat e para të bëjnë bllokadë duke kërkuar çdo gjë, duke mos e kuptuar që po rrëshqet drejt humnerës. Çdo shtet ka ligjet e veta, por të hapësh një biznes qeveritarët duhet të marrin shembull nga Kina, ku për të hapur një biznes të vogël qeveria kineze ka këtë rregull loje: 5 vjet nuk paguan tatim, mbas 2 vjetësh paguan gjysmë tatimi dhe kur mbush 7 vjet paguan tatimin e plotë. Ja, kjo është Kina komuniste.
Gushti po ikën bashkë me vapën dhe po na vjen vjeshta që do sjelli erën e fortë të FMN-së që ka ngurtësuar shtetin dhe shteti me shkop në dore do i fusë në rresht tregtarët për të paguar, kur me zor po nxjerrin bukën e gojës. Shteti duhet të uli taksat, TVSH-në, që çdo njeri të jetë i ndërgjegjshëm që çdo gjë duhet paguar.
Të rimëkëmbësh një shtet, shembullin personal duhet ta japi kabineti i Kryeministrisë duke pakësuar rrogat, udhëtimet, lekët për gjërat e qejfit që i kalojnë shtetit për t’u paguar e që nuk dalin nga xhepat e tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t’i hapi letrat çdo njeriu dhe ku ka shkelje duhet të dalin përpara drejtësisë. Këtu veprohet ndryshe, godasin fukarain e thyejnë në dysh, kurse monopolet e qeveritarëve lulëzojnë duke shtypur të dobëtin. Me respekt të gjithë stafit të gazetës Dita!
