MONSTRA

redaktor

Disa ditë më parë, në një emision televiziv, papritur u shfaq një pamje që futi në mëri shumëkënd: një drejtuese kopështi, e liçensuar apo e pa liçensuar, po rrihte shtazërisht një fëmijë tre vjeçar. Nuk dua të mendoj se ka edhe raste të tjera të këtyre përmasave, por edhe kjo ishte mjaftueshëm e trishtë për “monstrizimin” , në të cilin, jo vetëm për sodit, ka rënë një pjesë e lakmisë qytetare dhe mirëdashja e saj. Për më tepër, kjo grua, nuk dua ta quaj me emër tjetër, edhe vetë nënë, bijë e grua, jam i bindur se do të drithërohej nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë me njërin nga njerëzit e saj.

Ngjarja bëri bujë, ajo, si të gjitha çuditë, po harrohet dalngadalë, dhe tërbimi i politikës ndaj saj ishte aq i mllefshëm, sa që askush nuk e kishte menduar.

I kam ndjekur edhe ato me vemendje, shpesh herë gjithçka tek ne politizohet, aq më tepër, kur miqtë e djeshëm të saj, si Berisha, tashmë kthehen të egërsuar ndaj saj, deri sa e shtazërojnë të gjithë atë që ka ndodhur.

Natyrisht, edhe atyre, njerëzve të politikës, mes tyre edhe vetë Berishës, do u vinte hidhur dhe do të revoltoheshin nëse dikush ia prek fëmijën apo nipin a mbesën.

Por, duke qenë një rast për të bërë të revoltuarin, ata harrojnë çfarë ka ndodhur me ata, të cilëve, vetë njerëzit e politikës, ua kanë nxirë jetën.

Po mendoja fëmijën e vogël trevjeçar dhe Anën, vajzën e njërit nga të rënët e 21 janarit. E mbani mend Anën, me lotin e saj në faqe, tek i rridhte ngadalë dhe trishtimin e saj. Nuk e kishte kuptuar asaj bote përse ia kishin vrarë të atin, aty në një bulevard të Tiranës, me duar në xhepa dhe që, papritmas, nga një vajzë me prindërit e saj, e kishte bërë një vajzë jetime. Nuk e di në cilën moshë ishte atëherë Ana, por e di se ishte pak a shumë në të njëjtën rritë si ishte vajza e të birit të Sali Berishës, Zenit të njohur, apo të njerës nga mbesat e tij nga e bija., ajo e trepërqindëshit milion.

13466127_10208266475692528_3609627623095320048_nPo shihja fëmijën që qante dhe mendova se si mund të kishin qarë vajzat e Aleks Nikës, qëlluar po ashtu në një bulevard të Tiranës, rrugës ndërsa kthehej në shtëpinë e tij. Dy vajza , të cilat, askund në botë nuk do i kishte shkuar në mendje se në paraditen e 21 janarit do e shihnin për herë të fundit babain e tyre. Në të gjithë jetën e tyre, e cila uroj të jetë shumë – shumë e gjatë, ata mund të ia bëjnë këtë pyetje vetes. Përse e vranë?

E rëndë ishte të shije se si një grua, e cila ishteshfaqur shpesh herë si zonjë, në një çast tërbimi, rrihte një fëmijë, të cilin, më pas e përkdhelte, për ta rrahur përsëri. Askush nga ne nuk e di se çfarë do të kishte bërë nëse do të ishte dodhur në gjendjen e prindërve të këtij fëmije, kretësisht i pafajshëm në botën e tij.

Ndoshta ka qenë një çast, ku ta dish, ndoshta ka qenë edhe vijë sjellje e një gruaje që ndryshe shfaqej në publik e ndryshe filmohej.

Nuk është rasti i parë që ndodh kështu.

Kur ndodhën shpërthimet e Gërdecit, e më pas u bënë të njohura disa nga filimimet e atjeshme, njerëzit panë se si fëmijë të vegjël, ndoshta as 10 vjeçarë, merreshin me zbërthimin e bombave dhe notonin mes vdekjes, që mund t’i vinte në çdo çast, ashtu si edhe i erdhi disave prej tyre. Fëmijët e Gërdecit ishin skellevërit e një kohe moderne, mbi kurrizin e të cilëve ngrihej perandoria oligarkike e një familje, e cila, në veten e saj, ka bërë miliona herë më shumë se sa një grua-monstër, me emërin Anjeza Shabani. Për fëmijët e Gërdecit , të cilët skllavëroheshin për një grusht miell, askush, nga e gjithë piramida vrastare , nuk u dënua. Askush, as në atë gjyq parazitësh, nuk e përmendi se si fëmijët gjakonin për të bërë milionat e tij një mburravec vrastar me emërin e shkurtër Zeni, e me të cilat , milionat, do të ngriheshin biznese të pista, sado me rroba firmato; do të bëheshin festa lapanjozësh, sado që mund të dukej shoqëri e zgjedhur.

Unë e pranoj se gruaja në fjalë, ndoshta në një çast të saj apo ashtu ishte gjithë jetën, u dëshmua një monstër, por përtej saj ka shumë më tepër.

Njeriu që ka kapur për fyti të gjithë Shqipërinë është më monstër se sa qindra gra çnjerëzore. Spurthjaku që shihte se si punonin fëmijët as dhjetë vjeçarë në një minierë vdekje, është qindra herë më shumë monstër se sa ajo. Ata që dhanë urdhër të vriteshin njerëzit në mesin e bulevardit kryesor janë shumë më çnjerëzorë se sa dhjetra gra të tilla. Ata që qëlluan nuk mund të krahasohen me një grua, sado e dhunshme të jetë ajo.

Këtë grua, sido që ta quajmë, njerëzit e panë me zë dhe me figurë. Ishte akti njerëzor i denoncimit të çnjerëzores. Por, po ashtu, me zë dhe me figurë, njerëzit panë se si vriteshin në mesin e ditës njerëz të pafajshëm; panë se si urdhërat për arrestim u kthyen prapsht dhe krerët e institucioneve u quajtën hora e lavire bulevardi; mësuan se si ishte qëlluar dhe provat ishin zhdukur në mesnatën e vrasjeve; u bë e njohur se si në bodrumet e selise kryeministrore mekoheshin, ose mbaheshin nën “arrest” deri sa të mësonin përmendësh dëshminë, oficerë e gardistë që kishin bërë vdekjen…

Shefi i asaj kohe i qeverisë, me dhunë, britma dhe kërcënime vrastare, e mbylli çështjen e Gërdecit, të cilën e dinte krejt mirë se kishte ngjarë, ku kishte dërguar edhe njerëzit e tij të afërt; e dinte se ushtrohej presion mbi ministra e shefa shtabesh; se si asnjëri prej tyre nuk guxonte as të vërehej  kur jepte urdhër “biri i perëndisë”, megjithëse mund ta mendonin se pas saj mund të ishte një urdhër vdekje.

Është monstër një grua që godet një fëmijë, megjithëse pak prindër janë ata që nuk ia kanë dhënë nga një flakaresh fëmijve të tyre, por përsëri ajo mbetet një etalon i së keqes. Por , në cilin parametër të një monstre politike e njerëzore mund të vendosësh një njeri që bën thirrje, edhe sot e kësaj dite, për të armatosur një popull në luftë kundër qeverisë? I cili asgjë nuk ka dashur të mësojë nga ajo që bëri në vitin 1997 dhe që, për të siguruar fëmijët e tij, është i gatshëm të ndjellë vdekjen e kujtdo.

Të rrahësh një fëmijë, natyrisht përbën një krim. Por, e kundërta, të synosh të rrahësh një popull, të cilin e ke dërguar drejt vrasjes, bëhesh shefi i qeverisë së përbindshme. Të vrasësh për të vënë disa miliona më shumë, pa asnjë dyshim, nuk dënohesh, nuk merret askush me ty, ndoshta të thonë se edhe je i fuqishëm, je njeri që bën ligjin dhe përmbys gjithë dynjanë.

Ka mbi dhjetë vite që një familje monstër, monstër deri në tërbim, linçon një pjesë të rëndsishme të jetës së vendit. Ashtu si u dha në pamjet e atij kopështi, në përmasa tejet të stërmëdha, kjo familje prej kohësh ka kapur për veshesh një pjesë të këtij vendi dhe e trumhasin përmes shpullave që i japin.

Asnjëherë në Shqipëri, në asnjë periudhë të saj, nuk ka pasur një familje të tillë, që, edhe pse ligjet kanë qenë të arsyeshme, kanë bërë thellësisht të paarsyeshmen dhe të përbindshmen. Ngjasime mund të ketë vetëm me Mirkon e Sllobodanit dhe Nikun e Çausheskut, por , megjithëse nuk sjell përmes këtij shënimi dënimin, askush nuk e ndëshkon krimin.

Një grua edhe mund të izolohet, edhe mund të dënohet, edhe mund të burgoset, edhe mund të jetë shembull i së keqes. Në fund të fundit ia ka bërë vetes dhe askush nuk e ndjen mëshirën.

Por çfarë mund të bëhet me një familje të tërë, disi biologjike e disi politike, të cilët kanë hipur mbi kurrizin e një vendi dhe duan, deri në fund, ta shqyejnë?

Këtë nuk e di askush. Sepse askush, as qeveritarët e sotëm e as ata që mund të vijnë, nuk ia kanë ngenë ndëshkimit  të krimit kaq thellësisht antinjerëzor. Është më lehtë të dënosh një fukara, sepse ka bërë një lidhje dritash pa vend; është lehtë të dënosh një njeri që ka bërë në shtëpinë e tij një shtesë, e nuk ka bërë mirë as njëri e as tjetri; por nuk je i zoti të dënosh atë që ka bërë sarajet e stërmëdha, pa asnjë ditë punë, nuk mund të dënosh zotërit e vilave të mëdha, të cilat nuk mund të bëheshin as me pagën e një mijë viteve punë: nuk mund të dënosh një ministër që merr , për një dorë, deri në 500 mijë euro pse dha një konçension; nuk mund të dënosh pikërisht atë, që në më shumë se dy dekada e gjysmë , u bë monstra e këtij vendi.

E dëgjova edhe një herë në parlament këtë njeri – monstër duke bërë thirrje për të votuar reformën në drejtësi sipas kushteve të tij. Ai nuk ka faj, kur ende ligjet e këtij vendi i nënshtrohen monstrave të këtij lloji.

Dhe njerëzit duan të besojnë se diçka mund të ndryshojë për të mirë, nga njëra ditë në tjetrën, deri sa të thonë, “ u bë mirë”.

Duket e largët.

Ky është mëkati i shpresave të humbura.

 

Bedri Islami – DITA

 

Share This Article
27 Comments
  • Po mire or burra, po a nuk u lodhet duke i rene fyellit po ne nje vrime? Po e bete cope ate vrime e ate te shkrete fyell. Po futeni ne burg monstren Sali me gjithe familjen monster dhe te biem rehat te gjithe, po ju lutemi mjaft me tralalalalalalate pa fund, se nuk me duket se na the ndonje gje te re or taj zotni Islami.

    • Ore plak matuf,”xhuxhumaku”, pse i del ne mbrojtje shtazes vicidolase dhe jo popullit tend ?! Ti duket
      se je edhe me bandit se kryebanditi , se me te tille
      idjote-kriminele mbahet akoma ne politike ai egersire ! ! !

      • Nuk e shikon ti or koqe qe une kerkoj ta fusin ne burg Saliun? Se po qe per llafe sikur u bene pak si shume dhe me duket se jeni ju shurranet e Edvinit qe u vjen mire ta mbani Saliun perjashta dhe ne politike se keshtu gjithmone e gjeni kollaj ate qe e ka fajin. Ik e pshurru tashti torrollak.

  • Me te till horra kerkon te mbrohet qeveria e sotme me spiun te ish sigurimit te shtetit.Rama ka bere foto me Obamen qe tani po perflitet se si e ka bere,mund ta quajsh se jan miq me njeri tjetrin.Biznesin kjo femer e ka hapur ne kohen e rilindjes more spiuni i deges mbrendeshme ne Shkoder qe kur ishe te gazeta jeta e re organ i komitetit te partis ne Shkoder.Hajt pra pukjan dorzo lopen…

    • Oooo, MORE MARK UK!

      Ajo,nena jote e mire
      Sikur edhe prej inatit
      pse s’beri nje mut te madh
      Do kish ngop pulat e fshatit!..

      Po vajti e beri ty..
      more kerric i saliut
      qe ka vat te gjej te semes,
      “pese grosh” i ben ver’ e miut…

      Dhe ate, tash s’e gjen dot
      Si shkon pas,as soj i qene…
      Ti e ndjek se je idiot!
      A je pjell’ e asaj tenje?!..

    • O Mark UKU a u zgjove apo mbarove se kulloturi bagetine o shpellar por duhet t’a dish se fara juaj sapo vjen dhe po zhduket dhe do te numerohen me gishta ata idioter qe kane ngelur te mbrojne monstren Saleh ,po ty O uku te kane lene mendte pergjithmone dhe do te vdesesh shpellar ptu fare e keqe

    • mark uk si e kie PASHUKUN ate shiko ti,mark ti po na tregon spiune kujt i referohesh plakut tend sali ram berishes apo gomarit te hasit flamur nokes,,spiune+sigurimsa ke PD plot e dine fort mire edhe ti fillo nga dizenjatorja kusherira jote zhelefina coba topalli,skandalet-vjedhjet-vrasjet-etj te berishes+bashes akoma e deri me sot lobohen nga PODESTA o mark zhelja,dhe e fundit i pe njerezit ne Shkoder ku jozefina i ka vjedhur pronat Shkodraneve ate shiko…

    • Mark shume e don ket malokun por pse je katolik nisem nga “emri” duhet me mbrojt karakterin shan komunistat ,je ne rregull por ky qen eshte ma i keq se Dulla .KY njerri duhet varrrrrrrrrr nga gjuha bashkè me fam.NQS je I Grub it bej dhe ti shoqeri legen marteniteti

    • O mark uk, a e ke mar vesh se pse c’ka ben fjale Bedri Islami apo ai i bie gozhdes e zotrote patykoit.Mostra o zoteri,mostra qe e ka emrin Sali Berisha po torturon nje popull te tere,ai ka vrare dhe kjo qe ka bere ai eshte shume larg atyre 1O shpullave dhene nje femije.Denojmde edukatoren PO VRASESIN ?

  • Kur shikon këtë manipulues te llahtarshem shqipfoles, por edhe te dokumentave te institucioneve europiane(EUROPOL-it), habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te ketij ”mostre” nuk paskan kufi…….. . Edhe ”diktatori me i eger i Europes” duket amator ne kete ”art i piset”, krahasuar me kete ”manjak paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE.

    Per ata qe skane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.

    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):

    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.

    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet(por vetem per bastardet), mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per Tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”. I uroj “mareshallit antishqiptar” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

  • Kur shikon këtë manipulues te llahtarshem shqipfoles, por edhe te dokumentave te institucioneve europiane(EUROPOL-it), habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te ketij ”mostre” nuk paskan kufi…….. . Edhe ”diktatori me i eger i Europes” duket amator ne kete ”art i piset”, krahasuar me kete ”manjak paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE.

    Per ata qe skane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.

    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):

    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.

    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet(por vetem per bastardet), mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per Tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”. I uroj “mareshallit antishqiptar” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

  • o sal te ka hy krap e te ka dal njal more bandit kurve a ke kan ne shkoder nejhere se t ka ba fala buçja e shkodres

  • pelivan:Une nuk kam fyer njeri.Ju pse e beni ket xhest.Mendova te mos replikoj te pakten me fyerje,po nje rrac turk muti si jeni nuk mund te ndalem.Do ti bie shkurt.Te .hkerdhefsha cfar te per mban pragu,po jo une po gomart e Egjyptit qe zen vendin e pare ne bote per ket dhoj kafshe sic jeni edhe ju. Ju sikur jeni i biri i Edi Rames,apo jeni po ilegal mesa duket.

    • GEZUAR DATELINDJEN MARK UK GAMORI:
      Rapsodi tropojane për Sali Bishën
      1.
      Ku e ke djalin nene Jovanka ?
      Ne Tirane, tek Sllobodanka,
      Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
      Tash do te dalim n’selamet.
      Dobro doshli, daj Fazllici !
      E uron Shkelzen-o-vici
      Zdravo unuka Argite !
      Te gezojme qe erdh kjo dite !
      Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
      Pare t’pista, prona, tendera,
      Me rrite normen e fitimit,
      Jem bashkue me boten e krimit.
      2.
      Babe Salihi jep udhezimet,
      Si me i shtue superfitimet:
      “Gjithsecili ne klanin tonë,
      T’angazhohet ne korrupsion !”
      Ne mandat te pare si president,
      Jam tregu koqe, pa mend,
      Me duket vetja anormal,
      Pse nuk vuna kapital !
      Eshte momenti te fitojme sot,
      Vitet qe na iken kot,
      Due me u ba pasanik,
      Me jetue si sheik!!
      Objektiv i madh per mu:
      Keto milionat me i fitu
      Si ti fusim ne xhepin tone,
      Ka metoda ti pastrojme.
      Arme, droge e kontrabande,
      Jane per burrat: pune e rande,
      Ketu, Argite mos i fut hundet,
      Kem Shkelzenin per kesi punesh.
      More Shkelzen, t’ka baba trim,
      Je i lind per demontim,
      Ti Argita, bija ime,
      Fokusou n’ privatizime.
      Sokoleshe, ti moj malesore,
      Na e hap studion ligjore,
      Gjithe projektet qe ka shteti,
      Do i perlajme t’ tana per vedi.
      Ç’fare ka prona ky milet,
      Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
      Turru pra, ti moj azgane,
      Me i kalu n’llogarine tane.
      Thuri planet me ngadale,
      Futju bregdetit me radhe,
      Nga Ksamili ne Velipoje
      S’leme parcele te na shpetoje !
      Ty Jamarber t’kam si djale
      T’i zaptosh tokat ne Jale
      Per Zenin kam tjeter plan
      Jane dy mije hektare ne Seman
      Nuk na vjen me fati ne dere,
      Ta shfrytezojme per te fundit here,
      Te mos mbese aset pa shit,
      Te mos leme prone pa grabit.
      Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
      Do ta shtyj ne maksimum.
      Po te na bajne neve anetar,
      S’mund te vjedhim si me pare.
      Do veme kapital pa mase,
      Do fitojme para me thase,
      Me i pastrue sipas ligjit,
      Kemi firmat e Fazllicit.
      Shkina ime, moj Argite,
      Mire i “qan” keto “sukses fite”
      Çdo projekt qe konsulton,
      Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
      Nga qe pronat ke synim,
      Po te jap mendimin tim:
      Toke me çmim “badiava”
      Veç n’ Porto Romano ka.
      Jane pronare ca katundare,
      I genjejme me pak dollare.
      Bejme nje Vendim historik:
      E kthejme n’ Park Energjetik.
      Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
      Rritet çmimi 300 here !!
      Sa firmos nje V.K.M.
      Pare te madhe fitojme ne !!
      Shkelzeno, qepju Gerdecit,
      Eshte mbreti i biznesit.
      Gjithe mafjozat ma t’nderu
      N’trafik armesh jane perqendru.
      Eshte biznes fantastik !
      Demontim dhe trafik.
      Do ta bejme ne menyra te fshehta,
      T’ mos leme gjurme ne evidenca.
      Trafikojme edhe raketa,
      Sa te doje Al-Qaida.
      Ne rruge sekrete permes Çadit,
      I çojme arme edhe Xhihadit.
      Nuk na duhen ne uzinat,
      Fillo, e ngre llamarinat.
      Perdor mjetet e ushtrise,
      Ke dhe çiken e Farise.
      Kam mendu per proceduren,
      Gati ke infrastrukturen.
      Alibe e Aldo Bumçe,
      I ke vartes n’ grupin e punes.
      Mos humb kohen me liçencat,
      Ti jep baba kompetencat.
      Qeveria, perfshi mua,
      Do te jete nen urdherat tua !!
      Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
      Veç me mbush thaset me dollare,
      Non-stop, n’supervizion,
      Baxhanakut i takon.
      Per fitimin maksimal,
      Nuk njoh ligj, as moral,
      Puna del me leverdi
      Kur shfrytezohen gra e femi.
      Keto jane pune qe leverdisin,
      Pasunohemi me tane fisin,
      Fitim te tille nuk ka pare bota,
      Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
      3.
      Kam kerkese nga njerzt e grues:
      T’u jap serbve akses n’Durres.
      Kam mendue qe per Serbine
      Te baj aksin Laç-Morine!!
      Kosovaret nuk i due hiç,
      Sepse jane anti-Fazlliç.
      Çmendurisht une kam dashni,
      N’dajallaret e femijve t’mi.
      Rruga qe i sherben vatanit,
      Do kalonte grykes Komanit.
      Ky opsion nuk me pelqen:
      Me demton si biznesmen.
      Une nuk jam aq rrote budalli
      Me e ndertu nga thote Topalli.
      Rruga bregut lumit Drin,
      Le pa pune tragetin tim.
      Jam i lute prej Erdoganit,
      T’kaloje rruga bregut Fanit.
      Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
      Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
      Pra, Kosova eshte sebepi,
      Perfitues jane turku e serbi.
      Do ta haje buxheti i shtetit,
      Edhe xhepat e miletit.
      Nga miliardat qe do hedh,
      Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
      Jemi te “ndershem” ne publik,
      Eshte projekt patriotik !!
      Do ta nisim me nxitim,
      Pa projekt e preventiv,
      Keshtu nuk kapet abuzimi,
      N’xhepat tane shtohet fitimi.
      Gropes se zeze te korrupsionit,
      I veme emrin “Rruga e Kombit”
      Se ky popull eshte i trashe,
      E ha sapun per djathe.
      Keshtu, per dite vjedhim miliona,
      Me parullen: “rrofte Kosova”.
      Plan biznesi me te mire s’ ka,
      Miliardere ka me na ba!!
      Eshte projekt qe suporton,
      Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
      Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
      I mashtrojme dhe per fushate.
      Une jam Sale talebani,
      Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
      Me sebep te inagurimit,
      Dy dite para votimit !!
      (Dasem te madhe do te banim,
      Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
      Po u ba ndonje padi,
      E dergojme Sollakun n’shpi.
      Me mbrojt fort korrupsionin,
      Kemi gati “lustracionin”.
      Kemi eksperience nga bota,
      Siç vepronte Penelopa.
      Keshtu do bajme me tunelin,
      E ndertojme pastaj e shembim.
      Siç na meson arithmetika,
      Kete e thote edhe Argita:
      Qe te fitohet sa me shume,
      Duhet rrit puna n’volum.
      Sukses-fija eshte derivat,
      Punet e vogla japin pak.
      Po kur shifra eshte me billiona.
      Çahen brinjesh llogarite tona !!
      4.
      Nga Argita due’ i projekt:
      Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
      T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
      Se ua dhame amerikaneve.
      Nga Teksasi, nje firme hiçi,
      Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
      Koperture n’afera krimi,
      Rezart Taçi esht me kopili.
      Thirre Taçin me urgjence !
      Fillo, jepi konsulence !
      Te startoje, me korrupsion,
      T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
      Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
      Fonde sjell nga Azerbaijani.
      Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
      Mire se te vijne nga mafia ruse !
      Vlere fiktive veme n’ offerte,
      Me u “pague” per 5-6 vjet,
      Po u zbuluem nga konkurentat,
      I nderron Ruli dokumentat.
      Nuk e ban ai per shoqni,
      Ai ka ketu pjesen e tij,
      “Druri i arres” qe nje nxitim,
      Sot e kam ortakun tim.
      Per “OK”-n ne parlament,
      Duhet ba nje marifet:
      Vec te kete emerin “garanci”
      Boshe e fallco, s’ka rendesi.
      Grupi im parlamentar,
      Jane ca koqe, e ca gomare,
      S’jane te zot as “per nje pune”,
      Miratojne ç’far u tham une.
      Pse jane arti, politika ?!
      I blejme ca nga opozita,
      Kur ta mbyllim kete pazar,
      U çojme ftesat per iftar.
      Per parate, s’kemi siklet,
      ARMO-n e marrim pa leke,
      Po t’na pyese ndonje gazete,
      “Jane pague”, por jo n’buxhet.
      Po e teproi ndonje gazetar,
      Do ta shpalle une tradhetar,
      Do ia djeg gjithe pasurine,
      Me shtypshkronje, e me makine.
      Per transferta kriminale,
      Kemi banken personale,
      Me Tan Santo e Elvane,
      Kryebandit Adrian Fullane.
      I bajme ligjet si t’i dona,
      Qe ARMO t’jete e jona.
      Ky qe plani, me startuu,
      Eshte sukses i garantuu !!
      ESHTE PROJEKTI I FITORES !
      JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
      5.
      Merakoset nene Jovanka:
      Motra ime, Sllobodanka !
      Mos ma lini n’balte Fasllicin,
      Pse e kemi Kryeministrin?!
      Sal Berisha mban fjalimin:
      Mos ma ngucni “gospodinin”
      Mbyllni gojen deputete !
      Se ua sjell ketu n’parlament.
      Nis veprimet paranoja:
      O Damir, o “srdce moja” !
      Merre çarterin per Tirane
      Je ne bes’time n’ TV Klan.
      Ne aeroport shtrohet tapeti,
      Me urdher te nalte nga shteti,
      Zbret me nderet e nje princi,
      Dora vete: druzhe Faslliçi.
      Angazhohet i gjithe shteti,
      Policia e prefekti,
      Shantazhojne Sala e Liria:
      Te rrije urte prokuroria !!.
      Se eshte koke, per koke te mikut,
      Eshte koka e trafikut,
      Kontrabanda e Ballkanit,
      Kontrollohet prej “viganit”.
      6.
      Fakte te reja kan dale ne drite:
      Kush e nxori Azemin ne prite,
      Kush e shfrytezoi arkivolin,
      Me ba 14 shtatorin !
      S’e harrove o Sale, traditen,
      Keshtu e vrave edhe Trebicken,
      E verteta po del ne pah,
      Kush e çoi Kosten “per gjah”.
      Po te zbardhet prej fillimit,
      Tragjedia e 2 Prillit:
      Dora qe gjakosi Shkodren,
      Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
      Kur Kosova ngrinte krye,
      Behej shqipja “lesh e li”,
      Luks i madh per Serbine,
      Kur shtie n’kaos Shqiperine.
      Hej Sali, miku i Fazlliçit,
      Ia kalove Karaxhiçit,
      Karburant i dhé Serbise,
      Me vra djemte e Dardanise!!
      U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
      Kundra trimave te Kosoves
      I gjithe populli u çudit
      Kur i shpallet “terroriste” !!
      Trimat, ne lufte me dushmanin,
      Ti, biznes me Arkanin.
      Dosja jote ne Beograd,
      Filloi te jape rezultat.
      Kur Kosovës po i vinte fati,
      Direktiven jep lugati.
      Me urdher te UDB-se
      I the “jo”, Rambuje-se.
      Ti ke ba nje mal me krime,
      Vrave popullin ne lufte civile,
      Mbolle ngjarjen me vrastare
      “Hiroshimen” gerdecare.
      Tym e helm mbushe kete vend:
      Bloze qymyri, nafte e cement,
      Ke dhe plane me mizore,
      Me centralet berthamore !!
      Si familje, je ba llum
      Ju ka vene mafia perfund:
      Delijorgji, Medi dobiçi
      Rezart Taçi e Fazlliçi.
      Qe ta themi hapur fare,
      Eshte gjithe mafia nderkombetare,
      Kriminelet ke ortakë,
      Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
      7.
      Jam Sali, Sali “qëndresa”
      Vrava, vodha gjithe sa desha
      Per pushtet, une djeg Shqipnine,
      Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
      Madje jam shume i vendose,
      Per nje tjeter katastrofe !
      Me barut u ba shume buje,
      Kete here do jete me uje !!
      Shkodren do ta bej det,
      Ta mbaje mend perjete !
      Tragjedi qe s’e ka pase,
      Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
      Vi nga kulla e Vicitolit.
      Jam nga shpella e Mit Sokolit,
      Qe ju turr topit per ment’ krese,
      Tu mendue se eshte n’sigurese !
      As kurkujt nuk ia kam friken,
      E kam “tredh” une opoziten
      N’ unison me Edi Ramen,
      Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
      Le t’vazhdoje me batuta,
      Tu tregue perralla me flutura
      Nuk me tremb mue Johni II-te,
      Une nuk pyes per Amerike !!
      Derisa t’permbyset globi,
      Me rruen trapin “Silvia Konti”,
      Se ia marr erzin n’publik,
      Ia kam ba nje vidioklip !
      Me gjyqsorin s’kam problem
      Aty kam une klanin tem,
      Bamirit ia kam ba bene,
      Do t’ia marr dhe KLD-ne.
      Me i vu krimit kapak,
      Mua m’duhet edhe nje mandat
      Kam nje plan te sterhollue,
      Me lane popullin pa votue.
      Kur te vije dita per votim,
      Jam usta n’manipulim.
      E ujdis dhe me Europen,
      N’qeveri me kokelopën.
      8.
      Mire ia ban more faqezi,
      Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
      Se çdo popull ne planet
      Nuk do të sillte me ne pushtet.
      Per faturen dhjetra mijera
      Brenga, plage edhe viktima,
      Per gjithe krimet ndaj vatanit,
      Do ta benin si Sadamit.
      9.
      Hapi blloqet moj Argite:
      A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
      Nga vemendja si na doli ?
      INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
      Duhet te kesh n’vemendjen tate,
      Dhe repartet ushtarake.
      Ç’fare ka: toke e ndertim,
      Ta kthejme ne perfitim!!”.
      Te punojme ma me kujdes,
      Po na dalin letrat n’shesh.
      “Bomba” e pare qe faksi djalit,
      Tash, e-mailat e Ansarit !
      Ne publik erzin na muaren,
      s’na paguan as faturen,
      Me aferat qe t’zbuloi Tema
      Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
      Per çdo gje, rrofte kapari,
      Se ta fusin si arabi
      Ta kesh rregull n’punen tane:
      Leket merren paradhanie !
      Mos u ban more babe zevzek,
      I thote t’jatit çika e vet:
      “Veç me tenderat qe kam n’proces,
      Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
      Asetet qe ti permende,
      I kam te shkrume n’listen teme.
      Une i bej punet me grafik,
      I kam ne plan per kete vit.
      Nuk pajtohem me kritikat,
      Mos mi humb babo meritat.
      M’ gjej nje tjeter ne Planet,
      Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
      Per çdo prone qe eshte kthy,
      Une e Zeni kem nderhy.
      Ne çdo projekt e investim,
      Aty eshte dhe emri im !!
      Koncesione e tenderime,
      Kane kalue ne doren time.
      S’jam mjaftue si konsultare,
      me perqindje, jam pronare !!
      A e ke pa si po hedh shtat,
      QTU-ja e re ne Farke ?
      Veper qe se ka Shqipnia,
      Ashte tu u ba me leket e mija !
      Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
      I kam une nen kontroll !
      Po s’pagoi taksen tek une,
      S’fiton asnje konsorcium !!
      Fantazia ime s’ndalet,
      Kam fillue te zaptoj dhe malet:
      Dajt, Terbun e Veleçik,
      Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
      Me ndihmen e dajes Fazlliç,
      Kem ba lek e fitue miq:
      Mishkovicin e Arkanit,
      Dhe djalin e Sllobodanit !!
      Kam arrite me menaxhu,
      Procesin me te korruptu.
      I rashe vize VITOL gjigandit,
      Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
      Edhe pse jam billionare
      Ne shume projekte, aksionare,
      Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
      Vete e deshen borgjezine !
      Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
      E godisim bashke me Zenin,
      Ti kujdesu veç per vedi:
      Mos me ra nga pushteti
      Qe t’i gezojme na pasunite,
      Mos prano me i hap kutite.
      Se po i hape, fiton Rama,
      E na i konfiskon te tana !!
      Po erdhi ai n’pushtet,
      E sigurte: burgu na pret.
      Krimet tona sa nje mal,
      Nuk mjafton kodi penal.
      Qe te shpetojme duhet me ik,
      Ne azil politik,
      Nese duem nje vend tamam,
      Shkojme drejt e n’Teheran.
      ***
      Zonjë e madhe Jozefinë,
      Ke merita n’sigurim,
      Që kur re në banane,
      Ti je ba pulitikane.
      Nga besimi europiane,
      Në politike je talebane,
      Për të tjerat je hibride,
      Nuk e flet as gjuhën shqipe.
      Si kryetare je e dhunshme,
      Nga fjalori: e paturpshme !
      Histerike si një vrasëse !!
      I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
      ***
      Kush e solli kete cunam ?
      Kryeministri sharlatan !
      “Hena blu” as “dielli gri”,
      Dora vete shoku Sali !
      Hapi syte o milet,
      Pse fajtore jemi vete:
      Se çdo votë për atë lubi,
      Eshte burim për tragjedi !!
      Moj malesia e Gjakovës,
      Ke pas qene e pararojes,
      Ti ke pase burra model,
      Turp, qe nxore ate kriminel !
      Do t’mbuloje Sale turpi i zi
      Per afera e per tradheti,
      Do te mbetet brez pas brezit:
      “Kryeministri i Gerdecit”.
      Para teje ne tradheti,
      Jane zhyt Zogu e daja i tij.
      Por s’kane bere te tilla pazare!!,
      Me ujrat territoriale.
      Kjo do te thote se n’ qeveri
      Esat Pasha na eshte kthy.
      Problemi qe ka sot vendi:
      A do vi dhe Avni Rustemi ?!
      Jeni nje tufe me kusare,
      Me Ballinje e Selmanllare,
      Delijorgje dhe Fazlliçё,
      Taç e maç e berishiçe.
      Kjo eshte klike qeveritare,
      Eshte nje bande kriminale,
      Ruli, Basha dhe Mediu,
      Kapobanda eshte Saliu.
      Sa krimet i keni ba,
      Me lekure keni me e la.
      Do ta zbojme ne korrupsionin,
      Bashke me Gerdec-kualicionin.
      ***
      Moj PD – e bija e “nanes”,*
      Paske qene ti “piçka e s’ames”.
      N’kryesine tende ka hyp llumi,
      Me shume turp ty po t’vjen fundi !

    • He mor , se nje cope idjot (Mark Ujk) je ti , nuk ta ven
      veshin kush , le te folin sa te dun . Ti vazhdo idjotesite
      e tua thellesisht antishqiptare .

  • -Sali krimineli futi ato dy gishta në bythë,mos ja trego popullit..!..
    -Nuk solle asë liri ,asë demokraci.!
    -Solle vetëm vjedhje ,vrasje ,mjerim ,vajtim.zi kombëtare ,shkatrrim të shtetit.

  • Kete Shtepi Serbet e Sllobodanit e quanin Shqop Kurse ca bira kurvash e duan te tallen sot.

    Ne kete Shtepi janë nderuar djemte us qe u vranë si Luane per te mbrojtur popullin e Atdheun.

    Kjo Shtepi ka qene Nder i Kombit.

    Kjo shtëpi ishte b Kala e ushtrisë Popullore,

    Ajo Shtepi dhe Ajo Ushtri Heroike i Dhjet me nje Mut te gjitha Partite qe Nuk kane asnjë Pike Ideali

  • ne qofte se nuk negociohete fort ne departamentin e shtetit atije ku thuren fatete e bote qe shqiperia te shkeputet nga kthetrate e armiqve te saj te pameshirshem qe me teroristate shqiptare qe kane ne sherbime te tyre kete toke me emrin shqiperi keq e me keq ka per tu bere dhe nuk ka per te ekzistuare kure europjane dhe demokratike e bukure po do lengoi si deri tani ku vetem teroristate qe na udheheqine dhe qe jane ne sherbim ete armiqve te betuare te shqiperise do te jetojne sic po jetojne dhe i shofim qe pa pune kan miliarda dhe jetojne ne llukse duke grabiture parate e shqiptareve pa frike se kane mbrojtjene e turqis serbise greqis dhe italise nen mbikqyrjene e repte amerikane poshte antishqiptarizmi

  • metafora:Sikur nuk e dini se cfar asht metafora.Se po ta dinin nuk do shkrueje kshtu.Une nuk jam poet po dy vargje do ti themi.
    Bejtet tuaja jan me nam
    Shkoj e vjerri ne zyrehan (wc)
    Sa here shkoj atje me dhie
    Me bjen ndermen per zotnin tane.

  • Do te doja te shkruaja dy rreshta per figurat e politikaneve.
    Politikani eshte nje figure qe perfaqson popullin ne instancat e larta zyrtare qeveritare etj etj.
    Duke marr si shembull nje figure politike si SALI BERISHA.
    Do te deshiroja te beja nje pyetje. Me shpersen qe dikush nga lexuesit mund edhe ta komentoj ose ta thelloje pytjen time.
    SALI BERISHA nje figure e politikes shqiptare me drite hije te tmerrshme qe per nje pjese shume te madhe apo te vogel , nuk ka rendesi eshte pergjegjes i kesaj katraure.
    KY politikan qe ne populli nuk e dim c ishte
    1)Doktorr apo Agjent
    2)Komunist apo antikomunist
    3)Pergjegjesi kryesor i humbjes se pasurive te popullit shqiptar ne piramidat fiskale te krijuara nga ai
    4)Pergjegjesi kryesor i luftes civile ne 1997
    5)Pergjegjesi kryesor per Grdecin
    6)Pergjegjesi kryesor per 21 janarin
    7)Pergjegjesi kryesor per shitjen e hapsires ujore te republikes se Shqiperise
    E shume e shume zullume te TJERA
    Duke permendur gjithe keto fakte do te kisha nje pyetje-
    PERSA I PERKET ANES LIGJORE, DO TE ISHTE E MUNDUR QE TE SHPALLEJ NJE REFERENDUM
    POPULLOR ME MOTIVACIONIN :
    JENI DAKORT QE SALI BERISHA TE VAZHDOJ TE RRI NE INSTANCAT ME TE LARTA SHTETERORE
    PO
    JO
    Dhe natyrisht nese nga ky referendum me shumice te theksuar votash del nje pergjigje qe KY PERSON duhet te largohet
    nga politika
    MUND, DHE DUHET TE LARGOHET?
    JU FALENDEROJ PER VEMENDJEN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *