“Monstrat” që i nxjerrim vetë

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Duke dëgjuar çdo ditë opinione, nuk mund të mos konstatosh konceptin: – E gjithë bota, përveç meje, është e keqe. Së pari, çdonjëri prej nesh është pjesë e saj në të mirë a të keq. Së dyti, ata që anatemohen pa pushim janë partitë politike. A mund të shpjegojë ndonjë “i virgjër” nga dalin e nga votohen këto “monstra”? Partitë vetë përfaqësojnë atë që jemi në të vërtetë ne. S’ka si të jetë ndryshe. Një shoku im thotë se nga mielli i misrit nuk mund të dalë bukë gruri. Problemi është te zgjedhja. Vazhdimisht në gjykimet tona udhëhiqemi nga proverbi: “Nga inati i vjehrrës fle me mullixhiun!” Ama është “qari” i këtij të fundit. Është e vështirë lufta e mentaliteteve. A na ka qëlluar të provojmë tek vetja një ndryshim “huqi”? Me siguri po dhe e kemi parë sa mund kërkon. Një kalim jashtë vijave të bardha apo derdhje e një qese plehrash jo në vendin e duhur tregon se ku jemi realisht. Kështu dhe pushtetet e partitë. Janë pjesë e kësaj mënyre jetese. Janë përbërës të së gjithës. Natyrisht këtu bëjnë përjashtim segmente kriminale që janë vrarë e prerë qytetarë të pafajshëm, njerëz të zakonshëm a politikanë qofshin. Ata janë në anën tjetër. Në atë të gjykimit e ndëshkimit në rast se ndonjë ditë do të ketë sistem drejtësie. Desha të them se në përmirësim duhet të shkojmë së bashku. Ne dhe politika. Nuk mund të mbërrijmë atë që duhet veç e veç. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *