Montella: Sezoni është i gjatë, do të përdor rotacionin

Gazeta Dita

Vincenzo Motenlla ka ndërmend të shfrytëzojë të gjithë skuadrën që ka në dispozicion teksa kalendari i ngjeshur i AC Milan nuk i jep shumë kohë për t’u përgatitur.

Skuadra ka luajtur 9 herë që prej 27 korrikur kur filluan kualifikueset për në Europa League. Gjithsesi, kalendari i ngjeshur nuk ka ndikuar në rezultate deri tani; Milan ka humbur vetëm një herë 4-1 ndaj Lazio-s në kampionat.

Montella beson se çelësi i suksesit është rotacioni, dhe ai ka në plan të bëjë disa ndryshime në prag të ndeshjes së mërkurës ndaj SPAL.

“Do të mundohemi të përdorim rotacionin sa më shumë të jetë e mundur. Na presin shumë ndeshje dhe kemi shumë pak kohë për t’u përgatitur,” shprehet ai për mediat.

“Prandaj stërvitja dhe studimi i kundërshtarit janë shumë të rëndësishme. Kompeticioni brenda skuadrës është shumë i rëndësishëm për çdo ekip të madh. Sezoni është i gjatë dhe ambiciet tona janë të mëdha.

“Kemi shumë lojtarë me karakteristika të ndryshme, do të konsiderojmë forcën e lojtarëve dhe do të bëjmë zgjedhjen tonë në bazë të lojës që do të luajmë. Deri tani, gjërat kanë shkuar mirë, që do të thotë se kam bërë zgjedhjet e duhura por kjo vetëm për meritë të lojtarëve pasi janë paraqitur mirë.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *