Monti: Fundi i qeverisë, por jo për faj të majave

anazapta

“Një vit më parë, kjo qeveri ishte në nisje të punës së saj, por sot, jo për faj të profecisë maja, duhet të përfundojmë punën tonë”.

Kjo ishte batuta e kryeministrit italian Mario Monti, pas meshës së Krishtlindjeve, e mbajtur për punonjësit në Pallatin Chigi. Monti, i cili mori pjesë në meshë së bashku me të shoqen, ka falënderuar të gjithë stafin për punën me të dhe u ka uruar mbarësi në të ardhmen.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e parashikuar për në orën 19:00, kryeministri Monti pritet të drejtohet në Presidencë, për t’i dorëzuar dorëheqjen kreut të shtetit.

Ndërkohë, në 23 dhjetor, Monti do të jetë para mediave për konferencën e shtypit që mbahet në fund të çdo viti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *