Monumenti i Pavarësisë rikonstruktohet, Veliaj: Kjo është përgjigja ndaj vandalistëve

Saimir Lleshi

Ky është monumenti kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, i ndërtuar dy vite më parë, por që Bashkia e Tiranës e rikonstruktoi sërish brenda kësaj kohe të shkurtër.

Teksa dita e pavarësisë po afron, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u bëri apel qytetarëve që ta mos e dëmtojnë atë.

Veliaj, së bashku me familjarët e firmëtarëve të Deklaratës së shpalljes të Pavarësisë të kryeqytetit, vizitoi sot monumentin restauruar, si dhe i uroi Pavarësinë të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Ky angazhim i Bashkisë së Tiranës, i ekipit në qendrën e monumenteve dhe veprave të artit në qytet dhe i gjithë familjarëve, është mënyra se si ne i japim një përgjigje qytetare vandalizimit. Nuk mundet që, në një qytet ku financat nuk i ka me tepri, të shpenzojmë për rikonstruksione çdo vit të gjërave që kushtojnë”, deklaroi Veliaj. Ai tha se qyteti ka kaluar një situatë të vështirë, por me rregullat e reja, të gjithë qytetarët duhet të ndihmojnë që këto vepra të mos vandalizohen më.

Njëkohësisht, Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e të gjitha monumenteve dhe lapidarëve në kuadër të festave të 28-29 nëntorit.

“Kemi nisur një proces, jo vetëm për Monumentin e Pavarësisë, por edhe për të riparuar Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, si dhe të të gjitha institucioneve që kujtojnë festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Një qytet i mirë është një qytet me kujtesë dhe sot ne po sillemi si qyteti i mirë që i kujton të parët e vet, themeluesit e Tiranës, ata që shpallën Pavarësinë, si dhe ata që luftuan për çlirimin e vendit”, deklaroi Veliaj. /Dita/

 

Share This Article
3 Comments
  • Nje monument si llamarine si kjoske si koka e Saliut ,nje turp per kombin,ai qe mbane ate peshen e madhe te histories se nje kombit.Mos shpenzoni ME per llamarina se do shiten te gabi per buk.Duhet zevendesuar me tjeter, me nje monument madheshtor ,siç eshte madheshtore pamvarsia dhe kombi Shqiptar~~~#

  • Kush tha se kjo WC e shemtuar qenka MONUMENTI I PAVARESISE???
    Nje TURP I MADH per ERION VELIAJN dhe kryeministrin Edi Rama!
    Ai palo monument u ngrit nga ANTISHQIPTARI Sali Berisha si kunderpeshe e MONUMENTIT TE VERTETE TE PAVARESISE qe eshte ne VLOREN E PAVARESISE!
    Cdo NGREHINE tjeter qe do te ishte me e SHEMTUAR dhe me PA VLERE ARTISTIKE se MONUMENTI I VLORES eshte i destinuar te zhduket!
    A nuk mjaftoi vleresimi qe i beri populli ketij PALO MONUMENTI duke e SHURROSUR DHE VJEDHUR pllakat???
    Ai nuk eshte monument,por TURPI I KOMBIT SHQIPTAR!
    Ndersa ju QURRASHET E PS-se nuk jeni ne gjendje t’i argumentoni popullit se perse duhet hequr ajo WC kolektive nga lulishtjha “Rinia”!!!

  • Nuk dua te ofendoj simboliken e pavarsise por ajo forme e shemtuar nuk vlen te simbolizoje pavarsine e vendit si monument.Ajo duhet ne nje format tjeter,eshte turp per shtetin tone per ate pamje ne kryeqytetin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *