Moody’s konfirmon “AAA” për Europën

anazapta

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Moody’s, ka konfirmuar vlerësimin maksimal “AAA” për Bashkimin Europian. Risia e vendimit më të fundit të kësaj agjencie është se ka përmirësuar parashikimin për ekonominë e BE-së, nga “negativ”, në “i qendrueshëm”. Moody’s e ka shpjeguar vendimin e saj për të përmirësuar pritshmëritë për Bashkimin Europian, për shkak të uljes së rreziqeve financiare, si pasojë e stërzgjatjes së krizës së borxhit sovran të Eurozonës, si dhe me përforcimin e pozicionit të vendeve të periferisë si Portualia dhe Irlanda. Agjencia ka cituar edhe një përmirësim të cilësisë së kreditimit.

Moody’s, në njoftimin e saj, ka shpjeguar më pas se angazhimet e marra përsipër nga të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian po shkojnë në drejtimin e duhur. Ajo ka përgëzuar hapat përpara për rrjetën mbrojtëse të krijuar për t’i bërë ballë krizës financiare, siç janë Mekanizmi i Stabilitetit Europian dhe Mekanizmi i Stabilitetit Financiar Europian, të ashtuquajtur si fonde të shpëtimit të shteteve. Moody’s ka vlerësuar gjithashtu edhe drejtimin e kujdesshëm të buxhetit nga ana e samiteve të Bashkimit Europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *