Kronologjia e djeshme e zyrtarit amerikan. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e kreut të qeverisë së Tiranës për KQZ-në. Një përmbledhje e deklaratave të djeshme
Erion Habilaj
Xhonatan Mur (Jonathan Moore), nisi dje në mëngjes takimet në Tiranë. Në orën 08:30 zyrtari i lartë amerikan iu drejtua selisë rozë ku pati një takim me kreun e PS-së Edi Rama, ndërsa më pas u takua me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Situata parazgjedhore dhe çështja e KQZ-së ishin pikat kryesore të diskutimeve që Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, zhvilloi dje me krerët më të lartë të politikës. Moore rikthehet në Tiranë pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit, e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror. Socialistët thonë se ndërhyrja e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Zgjedhor. Por PD e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin zgjedhor.
Takimi me Ramën
Ora 09:40- Ka zgjatur rreth një orë takimi i zyrtarit të Lartë të DASH, Xhonatan Mur me kreun e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. Në këtë takim Mur shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu. Në përfundim të takimit ai ka deklaruar se pritet të përmbyllë vizitën e tij sot pasdite dhe se do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit. Mur (Moor) tha se pas Ramës do takohet me kryeministrin Berisha e kreun e LSI-së, Ilir Meta. “Ky ishte takimi im i parë në kuadër të vizitës dhe do të kem takime të tjera sot dhe nesër. Pata kënaqësinë të takoj zotin Rama, dhe do të takohem edhe me kryeministrin Berisha dhe zotin Meta. Dhe në fund të vizitës, nesër pasdite do të kem më shumë për të thënë. Ky është vetëm fillimi i vizitës,” tha Moore. I pyetur nëse shpresonte në një marrëveshje për KQZ, Moore tha: “Sigurisht që ne do të na pëlqente të shikonim, siç e kemi thënë shpesh dhe siç e ka bërë të qartë edhe ambasadori ynë këtu Alexandër Arvizu, dhe të sigurohemi që shqiptarët të kenë besim te procesi dhe institucionet zgjedhore dhe tek rezultati i zgjedhjeve të 23 Qershorit, që janë shumë afër. Por më shumë do të flas në fund të vizitës sime,” tha zyrtari i DASH.
Edhe Selami takon Moore
Ora 12:54 – Pas takimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama, zyrtari i DASH-it, Jonathan Moore zhvilloi një takim me kandidatin e PD-së për deputet, Eduard Selami. I pyetur nga gazetarët nëse zyrtari i DASH-it kishte sugjeruar gjatë takimit ndonjë alternativë të mundshme për zgjidhjen e ngërçit në KQZ, Selami përsëriti Berishën duke thënë se “duhet të zgjidhet mbi bazën e legjislacionit shqiptar”. “KQZ-ja është një problem që na takon ne shqiptarëve që ta marrim, mbi bazën e ligjit tonë”,- tha Selami.
Reagimi i Ramës
Ora 13:20- Sipas zyrës së shtypit të PS, gjatë takimit, “Rama falenderoi të dërguarin e Departamentit të Shtetit për vizitën e tij në Tiranë brenda një kohe të shkurtër duke e vlerësuar atë si një shenjë konkrete të interesimit të SHBA dhe mbështetjes që ata i japin Shqipërisë dhe popullit shqiptar në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri”
Takimi me Berishën
Ora 14:25 – Kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë asnjë hap prapa lidhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në takimin me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga ambasadori Aleksandër Arvizu. Në një njoftim të zyrës së shtypit të Berishës thuhet se kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet sa me shpejt në zbatim të Kodit Zgjedhor. “Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t’i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj”. Opozita kërkon një ristrukturim të plotë të KQZ-së ose kthim në gjendjen normale para shkarkimit të zotit Muho.
Takimi me Metën
Ora 17:00-Kryetari i LSI, Ilir Meta në një dalje për mediat bëri të ditur detaje nga takimi që pati dje pasdite me Jonathan Moore.Meta theksoi se në fokus të diskutimit kanë qenë 3 ligjet dhe mesazhi i mirë që do të përcillte në këto prag zgjedhje miratimi i tyre në Kuvend. “Kemi biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit, kemi shprehur kënaqësinë të dyja palët për mundësinë e miratimit të 3 ligjeve ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë si një akt i përgjegjshmërisë së përbashkët ndaj të ardhmes së përbashkët të vendit, një e ardhme që përkrahet fuqimisht nga SHBA”.Meta theksoi se me Moore është diskutuar edhe çështja e KQZ-së. “Bëra të qartë interesin tonë që të rivendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i KQZ-së. Por në çdo rast kam shprehur vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në të gjithë nivelet e tjera të administrimit zgjedhor më 23 qershor”- tha Meta.
******
Në përfundim të takimit me kryesocialistin Rama, Moore i është përgjigjur interesimit të gazetarëve.
A i propozuat ndonjë zgjidhje për KQZ-në zotit Rama?
Ky është vetëm takimi i parë dhe gjatë kësaj vizite unë do të kem takime me njerëz sot dhe nesër. Jam i kënaqur nga takimi me zotin Rama. Pres me padurim të takoj kryeministrin, të takoj dhe zotin Meta. Do të bëj një vizitë dhe në Durrës dhe në fund do të kem shumë për të thënë. Në këtë pikë, jam vetëm në fillim të vizitës.
A shpresoni për marrëveshje për KQZ-në?
Sigurisht që ne na pëlqen të shohim, siç e kemi thënë shumë herë më parë, siç e ka bërë të qartë edhe ambasadori Arvizu, duam të sigurohemi që njerëzit të kenë besim te procesi elektoral, te institucionet dhe në rezultatin e zgjedhjeve. Por siç e thashë, unë sapo e nisa vizitën time këtu. E vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të qenë këtu në Shqipëri dhe do të kem më shumë për të thënë nesër, pasi të kem përfunduar vizitën time nesër në mbrëmje.

shpresojme qe zoteria te bej dicka te mire per vendin ton shpresojm qe bashk me zotin moore te vi nje epoke e re per shqiperin e mjeruar nga kryeministri jone berisha
Me Saliun ne krye Populli nuk beson asnje cast tek zgjedhjet e ndershme.Kemi ne krye nje horr i cili vetem te vjedhe e ter genjeje popullin di.Akti i fundit i kryer me KQZ deshmon qarte deshiren e tij per te rivjedhur zgjedhjet,nderkombetaret duhet te shprehen qartesisht ne fjalen e tyre.
heqja e z.Muho nga kqz, ishte nje veprim totalisht i padrejte qe beri pd. edhe i vetmi qellim i ketij veprim ishte per te vene kqz nen kotroll te plote te berishes.
edhe pasi e realizoje kete berisha kerkon nga Rama,qe te caktoje anetaret dhe te vazhdoje gjithcka ne normalitet…por jo mo zotri nuk eshte asgje normale…
dhe nuk ka per te vazhduar asjge nqs nuk arrihet nje paanesi ne kqz.
Ore sa te egzistoje Saliu ne politike gjithmone zgjedhjet do predispozohen qe te vidhen.Pra Saliu si instrumentin e vetem per te qendruar ne pushtet ka vjedhjen e zgjedhjeve.Fundja vjedhja eshte ajo qe e ka karakterizuar Saliun keto 8 vite qeverisje,ka vjedhur popullin tani kerkon te vjedhe edhe zgjedhjet.
sali berisha detyroj kete zoterine qe te vije nga amerika per here te dyte brenda muajit vetem e vetem prej budalliqeve te tij vetem e vetem prej ketyre gjerave qe bene qe kqz te jete e bllokuar vetem prej kulissave t etij
shiikoni shqiptar se cfare detyron kjo qeveri qe te vijne zyrtar te larte te amereikes te nderhyjne ne shqiperi vetem e vetem per te munduar te vene ligjshmerin ne kqz qe e hoqi saliu me force,shikoni cfare imazhi kemi para nderkombetareve
sali berisha turp tkesh qe shqiperia ne syte e botes eshte nje molle sherri per te gjithe qe nuk merr vesh i pari te dytin qe qe bashkbisedimi dhe bashkpunimi me opozites e mazhorances eshte 0
sali berisha po shkaterron durimin dhe besimin e shqiptareve po ashtu dhe te nderkombetareve kjo e ben partine tuaj nje molle sherri dhe te padurueshme per te gjith ndaj zgjidhja me e mire eshte terhiqu dhe largohu sa me pare
sali berisha eshte bere ne makthin e te gjitheve eshte kthyer ne turpin e te gjitheve ndaj askush ska me vlere te besoj ska me vlere ta degjoje dh emezi po presin 23 qershorin ta largojne me vote
zoti more si gjithmone ne fillim takon zotin rama sepse berisha nuk ka vlere te takohet i pari se eshte i pakuptueshem dhe ai bllokuesi i kqz dhe gjithmone eshte problemi ne vend por kesaj radhe duhet vetem terheqja e atij qe kqz te zhbllokohet
ksaj radhe nuk ke nga ja mban sali berisha ndaj rruga me e mire eshte te heqesh dote rruga me e mir eeshte t elesh te qete shqiptaret duke i lne e ato te votojne lire dh kjo behet duke zhbllokuar kqz
partia socialiste eshte zotuar se do ligjshmerine ekqz do ligjshmerine eketij institucioni e jo vetem zevendesim emrash sic keron pd dhe institucioni te vazhdoje t ejete i uzurpuar nga pd
sali ne nje fare menyre ti po luan nje loje nervash me amerikanet ndaj mos u mundo kot me te vazhdosh keshtu sepse kjo loje qe po ben ti po behesh shume e piset dhe ne dem te shqiptareve dhe aleancave te tona me ameriken e ebe
Vetem me mjete dhe detyrim institucional dhe ligjor mund te mberthehet brekedhjeri i historise,ne vendin qe meriton;ne vendin e kusarit te vullnetit sovran te shqiptareve.Ne kete rend pune uroj qe te mos kete ndonje cedim,pas te cilit do i jepej shansi brekedhjerit te kapej dhe te prishte zgjedhjet.
shpresojme qe ky njeri te bej dicka te mire per vendin tone , duke e larguar njeher e pergjithmone sali berishen nga ai vend i pamerituar dhe duke ven njeriun e duhur per te qeverisiur kete vend .
Edi ramen , fitoreeee fitoreee fitoreee 🙂
kjo qeveria e deshtuar therret keto zyrtar te lart nga amerika vetem e vetem per te ber rrumpall vendin dhe per te shtir panik tek njerzit , dhe duke i len ata pa pun pe rte votuar pd ,
jo sali beirsha edhe ky qe po ben eshte nje deshtim i rradhes ..
fitore edi rama , tanime ai do jet kryeminister dhe te gjith e din kete 🙂
partia socialiste ketkon te jete primare me shqiptaret ne besimin qe tu krijoje se keto zgjedhje do jeene te lira e te ndeshme e jo te shkelmohet nga saliu si e vetmja menyre per te qendruar ne pushtet
sali berisha akoma se ka kutuar se amerikanet duan bshkpunim se amerikanet duan mirqeverisje dhe zgjedhje te lira e te ndershme dhe jo duke u munduar kush vjedh me shume vota
eshte shume e vertete qe nacionalizmi lulezon aty ky ekonomia eshte e keqe dhe e dobet ndaj sali berisha ti mbolle gjithe kete ekonomi te dobet dhe po mbjell nacionalizem me gjithe kete kreshnik sorren
Nuk besoje se e nesermja do te sjell ndonje ndryshim .Saliu merr udhezime ne drejtim tjeter. Perfundimi.Sic u lodh Arvizu do lodhet dhe ky .Do ti propozojne Rames qe edhe keshtu shkoni ne votime.Se cdo mdodh deri ne 23 Qershor lutjuni zotit te mos ndeshkohemi nga ndonje torrnado.
sali te erdhi fundi ty e ketyre nacionalisteve te tuaj qe po mundoheni te shkaterroni shqiperine tere kohes ndaj sali je pergjegjes per te gjitha keto dhe kot lodhesh qe mundohesh te mashtrosh shqiptaret
sali te erdhi fundi ndaj 23 qershori do jet edita jote e gjykimit do jete dita jote ku shqiptaret do i thone stop qeverisjes tende stop nacionalizmit ,bllokimit dhe vejedhjes se zgjedhejve qe po tenton te besh ti
Sali Berishes i ka ardhur fundi me kohe,por sikurse ujku qe eshte ne grahmat e fundit edhe Ai perpelitet per te mos u dorezuar.Duhet shume kujdes se Sala ka dhene prova per genocid ne vitin 1997 ne Shqiperi.Ai , se ka per gje te vrase ,te prese,etj etj vetem e vetem qe vete te jetoje,packa se te tjeret nuk kane buke te hane.Sali Berisha ,o vrases shporru nga ky vend dhe don zoti do ta shpaguash kete qe ke bere atje ku te dhemb me teper.
Eshte teper vone nuk i zbret kalit.Z Moore eshte nje zyrtar i larte i DASH dhe do qe ti japi zgjidhje po ku mer vesh ujku.
Zoteria qe ka ardhur perfaqson Podesten o Shqiptare.Podesta ka mare milionat tona nga Saliu dhe ky ka pjesen e tij,prandaj nuk ka asnje shprese qe te reguloje komision apo zgjedhje te lira.Mbaheni mend kur te thote”Gomarin e nxjer i zoti nga balta” Vrafshi vetem,une kaq dua tju them.Mirupafshim.
Berisha eshte pengmarresi i institucioneve te pavarura, ai duhet te heqe dore menjehere nga KQZ-ja….Shqiptaret duan Rilindje
Per ta cliruar KQZ-n nga duart e Berishes, me 23 Qershore duhet te votojme Partin Socialiste. Se rruge tjeter nuk ka me kete njeri qe nuk pyet as per Nderkombetare e sa per njeri
Po norma qe do te mbeshteste Arvizue e jo deklaratat e Berishes kunder nderkombetareve e pikerisht kunder Ambasadorit te SHBA, ne nje kohe qe shqiptareve i premton heqene e vizave me SHBA.
Berisha nuk mund ta mbaje KQZ-n nen presion me qellim per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, lodhet kot…sepse fitorja e kesaj here nuk do te jete me me 10 apo 100 vota diference, por do te jete nje fitore e thelle dhe e pamanipulueshme
Eshte mesur Saliu te ndryshoje numerimet dhe te beje cfare te doje me votat e qytetareve duke perdorur keto menyrash per ta bere kete sistem ku vota dhe liria e njerezve te jete e kufizuar nga nje njeri si ai.
Berisha dhe ushtaret e tij te vedosur ne KQZ jane ata qe veprojn sipas qejfit dhe interesit te tyre, ata nuk e njihni ligjin, keqperdorin dhe shkelin kodin lzgjdhore dhe ne fund kerkojn nga PS te negocioi per riformatimin e KQZ-s
Besimi i qytetareve tek KQZ-ja dhe qeverisja do te kthehet vetem me ardhjen e Partise Socilaite ne pushtet. sepse KQZ-ja e Saliut ka mare fund , ajo eshte vetem nje loder ne duart e tij
Partia Socialiste eshte gjithmone e hapur per te dialoguar me PD ne lidhje me riformatimin e KQZ-s , por me berishen nuk ka kompromis, sepse ai njeriu thote te bjere shi vetem tek toka ime. po keshtu nuk ka…Ndaj te gjithe nderkombetaret i’a vene fajin Sliut se e njohin tashme praktiken e tij te vjedhjeve
Ta harroje Berisha se duke mbajtur nen presion KQZ-n mund te manipulosh rezultatin e zgjedhjeve…..Shqiptaret sot me shume se kurre jane te vendosur per Rilindje
Duhet me patjeter qe KQZ te riformatohet ne menyre qe zgjedhjet te jene same legjtitime, ne menyre qe te mos i kundershori pastaj Berisha kur ta shikoje se ka fituar partia socialiste…sepse eshte mesuar ai qe ti nderroje rregullat e lojes pasi ajo ka filluar.
Qeveria Berisha ka filluar te shohe te njejtat endrra si kryetari i tyre, te gjithe kane filluar ta perserisin injorancen e tij, per heqe vizash me SHBA-n, madje edhe Presidenti eshte bere pjese e kesaj genjeshtre te madhe
Nuk konsttuohet KQZ-ja me Saliun…se nuk i leverdis atij nje gje e tille…Eshte mesuar Berisha qe ta perdor si mbas qejfit KQZ.Po nuk ka me tani..shqiperia do Rilindje
Berisha duhet ta kuptoj njeher e mire qe duhet te siguroje zgjedhj e te lira dhe demokratike…Ti harroje vjedhjet
ali Berisha hiq duart nga KQZ se nuk e ndal dot fitoren e te majtes dhe skuadres se Rilindjes me 23 Qershor
sliut duhet thene tulle e mos e marri me qafe kete popull..nje jete kane njerzit,,nuk do ta jetojne me te njejtat futyra ..ne c’do 2 vet e me shpejt te nderrohen qeverite..c’e gjeti italine qe i nderron ne c’do 6 muaj..evropa e amerika te mos na zhgenjeje kete radhe
Pasi vrau,grabiti,abuzoi me pushtetin dhe shkaterroi shtetin, tani kerkon qe me ligjin e amnistise ti beje zero halete e tij dhe te klikes se tij.
Kjo tregon friken e madhe qe u ka hyre ketyre ujqerve,çakejve sorrave dhe larvave qe sosin deri ne kocke trupin e viktimes qe mbyt luani ne pyll.
Per te shpetuar duan te falet çdo gje. Si ne vitin 1997 qe pasi vrau dhe vodhi shqiptaret beri amnistine.
Mos e votoni ligjin qe propozon Saliu !
Mos e plotesoni formalisht Komisionin e Saliut !
Te detyrohet si Çeçua te mbaje rregull ne zgjedhje dhe te mos vjedhe votat. Po i trazoi do te lutet si Gadafi ” aman mos me vrisni ”
Por me ate nuk i ndot njeri duart. Ai para gjygjit do te thote : ” Meshire se dua te ha ato qe kam vjedhur ” Por ato qe kane vjedhur do ti vjellin me gjithe zorre. Ne se nuk shkojne para gjyqit shqiptaret nuk do te gjejne kurre qetesi dhe nuk do te kete zhvillin.
RROFTË E QOFTË SALI BEJ BERISHA PER TE MIRËN E TË GJTHË BEJ AGALLARVE DHE ALLISH VERESH ANALISTO GAZETARËVE TE TIJË YXHYM PER PARA YXHYM PER PARA PARA PARA PARA
Une jam nje nga ata qe akoma nuk jam shprehur keq per rikthimin e E. Selamit tek PD-ja, shkaku se une mendoj se Selami u kthye ne momentin kur Sali Berisha eshte ne ikje dhe ndoshta mund te jete edhe ndonje projekt jashte shqiptar, qe ishte koha se duhej Selami te kthehej, qe PD-ne, mos ta uzurponin sejmenet e bindur te Sali Berishes, ardhja e Selamit ne krye te PD-se, do ta beje me te lehte edhe ndeshkimin e Berishes, se duhet te mendojme se Berisha do te jete deputet dhe sdo te jete e lehte ta ndeshkosh, po nuk pati edhe nje shtytje nga brenda partise.
ZOTI sELAMI ESHTE NJE NDER FIGURAT ME RIGOROZE te politikes shqiptare…ai percjell tek te gjithe shqiptaret cilesite me te mira qe mund te karakterizojne nje individ…eshte nje nder poltikanet me nje horizont te gjere europian…nje familjare i jashtezakonshem,,,nje bashkshort i jashtezakonshem…nje qytetare i denje per qytetin e Librazhdit i cili nuk perfiton nga figura e tij per te pasur perfitime personale..por sillet thjesht si nje qytetare qe ecen perkrah ligjit…Eshte nje fat i madh per ne qe zoti Selami vendosi te kthehej ne Shqiperi pasi vendi yne ka shume nevoj per figura si e tija..
Moore nuk e paska te qarte se per cfare ka ardhur ne Tirane. Takon E. Selamin me pofesion larje dhe shitje makinash te vjetra dhe e pyet per KQZ. Selami ka filluar te mesoje zanatin e bojaxhiut dhe llustron jashteqitjet e Berishes. Z. Moore te mos takoj Edin dhe Meten por ti ulerase dhe ta urdheroj shkaktarin e prishjes se KQZ, Sali Kriminelin, me kete nuk ka zgjedhje te lire te ndershme dhe DEMOKRATIKE, harrojeni nuk eshte hera e pare qe nje ordiner dhe komunist i ka shkateruar dhe do t’i shkateroji perseri zgjedhjet, se eshte HUMBES.