Diplomati Xhonatan Moore ka takuar sot presidentin Nishani dhe kreun e opozitës Basha. Zyrtari amerikan i bëri me dije Nishanit dhe Bashës se reforma në drejtësi dhe ajo administrative janë jetike për Shqipërinë. Xhonatan Moore e quajti Shqipërinë partnerë të SHBA-së.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në takimin që zhvilloi me Drejtorin për Çështje të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore tha se kjo vizitë përkon me pesëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Nishani tha se anëtarësi i Shqipërisë në NATO pa mbështetjen amerikane nuk do të kishte qenë e mundur. Më tej, biseda është përqendruar në tema të tilla si zhvillimet në Ukrainë dhe ecuria e procesit të integrimit të vendit në BE.
Diplomati amerikan tha administrata amerikane e vlerëson qëndrimin e Shqipërisë për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe se SHBA e konsiderojnë Shqipërinë një aleat të fortë. Nishani dhe Moor ranë dakord se lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma territoriale janë sfida shumë të rëndësishme që duhen fituar në interes të qytetarëve dhe ambicies evropiane.
Zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit është takuar dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit i shprehu atij shqetësimin se mazhoranca nuk respekton vendimet e gjykatave. Basha ripohoi mbështetjen e PD për integrimin europian, duke theksuar nga ana tjetër se nuk mund të pajtohet me zhbërjen e standardeve nga mazhoranca Rama-Meta. Xhonatan Moor tha se respektimi i vendimit të gjykatave është një standard ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të respektohen. /I.K
Erdhi prape pompa me oksigjen e Berishes.
Xhonatan Moore ju i duheni shqiperise https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Nje sqarim per z Moore, perkthyer ne shqip si: “Drejtorin për Çështje të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Departamentin e Shtetit”
South-Central ne kete rast eshte “Jugu i Europes Qendrore,” jo “Europa Qendrore dhe Jugore.” Ndryshe z. Moore do mbulonte Pragen, Berlinin, Vjenen e Budapestin.
—
Per me teper info:
Jonathan Moore began his assignment as Director of the Office of South Central European Affairs in August 2012. That office has lead policy responsibilities for Albania, Bosnia and Herzegovina, Croatia, Kosovo, Macedonia, Montenegro, and Serbia. Mr. Moore, a career member of the Senior Foreign Service, joined the State Department in 1990 and was assigned to the Embassy in Belgrade in 1991. He was a desk officer for the former Yugoslavia from 1993 to 1995, and was the Embassy’s Political/Economic Section Chief in Lithuania from 1995 to 1999. After a one-year assignment as a Congressional Fellow in the Policy Office of Speaker of the House Hastert, Mr. Moore was the Deputy Director of the State Department’s Office of Russian Affairs from 2000 until 2002, serving as Acting Director for several months in early 2002. He then worked as Deputy Chief of Mission in Namibia from 2002 to 2005. Mr. Moore was a 2005-06 National Security Affairs Fellow at Stanford University’s Hoover Institution. He was Deputy Chief of Mission in Belarus from 2006 until 2008, and was Chargé there from 2008 until 2009. Before returning to Washington, he was Deputy Chief of Mission in Bosnia and Herzegovina from 2009 to 2012. Mr. Moore has received a Distinguished Honor Award and several Superior and Meritorious Honor Awards, two awards for language proficiency from the American Foreign Service Association, and the Lithuanian Orders of Merit and Grand Duke Gediminas. He speaks Bosnian/Croatian/Serbian, Lithuanian, Russian, German, and Danish.
Nje pyetje per Moor: A i takove ata miqte e Podestes perpara se te niseshe per ne Tirane sepse ata jane shume te rendesishem. Madje, jane te vetmit qe i njohin mire punet e kesaj bote, sidomos punet e parase, e cila ( paraja ) drejton edhe mendjet e atyre qe vijne te na japin mend dhe urdhera.