Morata: Pse nuk mund të qëndroja te Real Madridi

DITA Online

Álvaro Morata ka folur pa mëdyshje për largimin e tij nga Real Madridi kësaj vere për Chelsea.

Vetëm në momentin kur Real Madridi është i zhytur në debatin për nevojën e një sulmuesi më shumë në skuadër, spanjolli pranon në një intervistë të gjerë në “Daily Mail” se dëshira e tij ishte të qëndronte në Madrid, por jo me asnjë çmim.

“Zidane donte që të qëndroja dhe kam qenë i lumtur në Madrid. Por, unë nuk mund të qëndroja për të qenë zëvendësues. Vjen një kohë kur ju duhet të luani, të rriteni dhe të largoheni nga zona e rehatisë. Çdo gjë do të jetë në një zonë të sigurt. Unë dua që të luaj e të shënoj sa më shumë gola, për të qenë kandidat për në Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle.

Po, kam pasur disa oferta këtë verë, jo vetëm Chelsea dhe Manchester United, por edhe nga ligat e tjera. Ishte një situatë e mirë për mua, por bisedën më të rëndësishme dhe më të mirë e pata me Conte. Ai më donte mua te Chelsea. Ndihem borxhli ndaj tij. Ai nënshkroi me mua për Juventusin, por u largua shumë herët për të trajnuar kombëtaren e Italisë. Gjithmonë kam dashur të luaj për të pas kësaj. Ato ishin vetëm dy muaj me të, por ndjeva sikur ta kisha njohur gjithmonë. Kur këtë verë e mësova se më donte mua, nuk mendova dy herë për këtë. Kam bërë gjithçka që munda për të kryer transferimin”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *