Mes problemesh finaciare dhe mungeses së rezultateve, Masimo Morati, keërkon rikthimin e Mourinjos në drejtim të skuadrës së Interit.
Sipas mediave Italiane thuhet se Presidenti i zikaltërve e dëshiron me çdo kusht ish teknikun, në radhët e skuadrës ndërsa flitet se kontaktet mes tyre kanë filluar tashmë.
“Sport Mediaset” bën të ditur se largimi i “Special One” nga radhët e madrilenëve është çështje kohe dhe alternativa më e mundshme që ai të vazhdojë karrierën si trajner është skuadra Italiane e interit. Morati gjithmonë ka patur një simpati për Mourinjon pasi me portugezin në drejtim të skuadrës, Interi ka arritur majat më të larta.
Ajo që shqetëson më shumë Masimo Moratin, përveç mungesës së fondeve për ti siguruar teknikut portuges një skuadër të kompletuar, është edhe konkurenca që do të ketë me dy skuadra me potencial ekonomik si PSG dhe Chelsea. Si kryeqytetasit francez ashtu edhe ata britanik, kanë investitorë të fuqishëm ndaj edhe konkurenca mendohet të jetë shumë e ashpër.
Në Angli mendojnë se Mourinho do të jetë pasardhësi i Benites për sezonin e ri, ndërsa edhe në Francë mendojnë se pas Anchelotit trajneri tjeter i madh që do të ulet në stolin e kryeqytetasve do të jetë pikërisht portugezi.
Deklarata e këtij të fundit se do të rikthehet tek një ish ekip që ka drejtuar, nxjerr automatikisht jashtë loje parizienët ndërsa lë në garë si drejtuesit e Interit ashtu edhe ato të Chelsit. Marrdhëniet e shkëlqyera me Moratin të lënë të kuptosh se një rikthim i Mourinhos në Milano është më se i mundur. Interi kërkon rikthimin e ditëve të lavdishme dhe për të arritur deri këtu duhet një strateg si Murinho, një nga më të preferuarit e Padron Moratit.