Heqja e moratoriumit të skafeve do të ndikojë pozitivisht për turizmin në zonën e Vlorës. Kështu ka deklaruar drejtori i turizmit në bashkinë e qytetit bregdetar Ilir Metaj i cili ka theksuar se kjo “mollë e ndaluar” prej 7 vjetesh dëmtoi pa masë turzmin në tërësi e kryesisht në jug.
Sipas tij, ky ligj madje “paralizoi” të gjithë ata njerëz të cilët ishin rritur dhe ushqyer me detin.
Sipas Metajt kjo formë e re dhe kjo liri mjetesh dhe njerëzish që do ti zoterojnë ato e që kanë pasion detin do të sjellë hapje të sporteve të ujit, zhvillim të turizmit ujor dhe atij bregdetar.
Heqja e moratorimuit do tju kthejë turistëve lirinë e munguar dhe të cunguar nga ligji që penalizoi vetë shqiptarët duke i shkaktuar turizmit në jug një dëm kolosal e të pallogaritshëm.