Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Moratoriumi” për fishekëzjarret dhe bastet po funksionon
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > “Moratoriumi” për fishekëzjarret dhe bastet po funksionon
Lajmi i fundit

“Moratoriumi” për fishekëzjarret dhe bastet po funksionon

Ornela
Published December 26, 2018
Share
SHARE

Fundi i këtij viti shënon edhe mbylljen e pikave të basteve dhe lotove në Republikën e Shqipërisë, në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave.

Dhjetëra pika bastesh nëpër lagje janë mbyllur tashmë, e kanë filluar të shesin mobiliet dhe televizorët.

“Shumë mirë kanë bërë, se po lënë njerëzit fëmijët rrugëve. Ta kishin bërë më përpara, mirë do bënin”, shprehen qytetarët.

Në bazë të një urdhri të firmosur nga 3 ministri, këtë fundvit ndalohen në treg fishekzjarret dhe kapsollat. Përdorimi i këtyre artikujve do të bëhet në raste festash kombëtare dhe eventesh të mëdha, ndërsa në raste gëzimesh familjare si dasma e ditëlindje, hedhja e kapsollave do të bëhet vetëm pasi të jetë marrë leja përkatëse nga komisariati i policisë.

Njerëzit shprehen pro urdhrit. Ata përmendin rastin e oficeres se policisë Ina Nuku, e cila pësoi dëmtime të renda nga kapsolla që i hodhën gjatë protestës së banoreve të Astirit.

“Janë te rrezikshme. Mua me plasi ne dorë. Është shumë mirë që mjetet plasëse të mos jenë në duart e kujtdo, por të bashkisë, si në gjithë botën, thotë një zotëri”, thonë qytetarët.

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që viti i ri nis me lajme për plagosje dhe dëmtime nga fishekzjarret e kapsollat. Të shpresojmë që ky urdhër do të frenojë raste të tilla./tch

o.j/dita

Ornela December 26, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?