Moratorumi/ Prenë pyllin, kapen në Berat 3 persona, kërkohet një tjetër

Herion Mesi

Katër persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë në një sipërfaqe pyjore ku e kanë shpyllëzuar, me qëllim që ta rikthenin më pas në ullishte.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekspertët e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve kanë vendosur masën administrative ndaj tyre, ndërkohë që kanë bërë edhe ndalimin e menjëhershëm të punës.

Sipas informacioneve zyrtare të Inspektoriatit bëhet e ditur se, katër personat: A.S; B.N; M.S; Z.S kanë marrë gjobën nga 5 milion lekë, pasi kanë shkelur moratoriumin e vendosur me ligj dhe tre prej tyre janë shoqëruar në polici, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia shtetasi i katërt. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *