More njerëz, more skllevër!

Ornela

Kam dhjetë vjet, ju kam treguar
Gjithë zullumet e shtetit.
Ju më thoni zemëruar:
“Lëri prrallat e poetit!…”

Kam dhjetë vjet, jam torturuar
Sytë t’ju hapja sadopak.
Ju me shpirt keni mallkuar:
“Mos na nxirr nga ky batak!…”

Kam dhjetë vjet, e ju kam dashur
Dhe pse ju s’më deshët kurrë.
Dhe tani që u është trashur
Shuall e shkreta lëkurë…

Në zenith të ulërimës,
Nuk ju thosha një gënjeshtër,
Se pas shiut, suferinës
Do të binit në një breshër.

Kam dhjetë vjet duke bërtitur,
Kreshpëruar porsi zjarri.
Ju nga llumi s’jeni ngritur,
Më të bindur se gomari.

Ju kanë shkelur, ju kanë tallur
Porsi mizat, more njerëz.
Ju të vdekur, të pakallur,
Zgjodhët që të vdisni skllevër.

Kot gjëmoj me zë të dredhur,
Shkuan kot këngët e mia.
Për fatin që keni zgjedhur,
S’ka ç’ju bën as Perëndia!…
14.02.2004

Për kë i shkrova këngët!…

Ah, veshët na gjëmojnë
Nga palla e gomerëve,
Sa s’mund as të dëgjojmë
Vajtimin e të mjerëve.

Një psherëtimë e thellë
Më drithëron nga rrënjët:
“I mjeri unë, i mjeri
Për kë i shkrova këngët!…”

Për kë, për kë i shkrova,
Gjëmon si ankth te gjiri.
Ah, derrat zbukurova
Me lule xhevahiri!…
26.04.2005

Share This Article
11 Comments
  • Ku je ti o Hon Kil Ton, ku je ti o Promethe, ku je ti qe mos qofsh, se ke nje jete qe na çan menderen me broçkulla, na ben gomere e skllever, po a te ka shkuar ndonje here ne mendje qe hajvani je vete, pordhamani je vete dhe skllav i nje ideologjie te perenduar je vete. Ik or njeri se nuk kemi nevoje per ment e tua.

    • O shahist, po ti mos u prek, ç’ke, se s’je vertete gomar dhe ai s’i ka shkruar per ty; pastaj gomari eshte kafsha me puntore se kali me nje costo afer zeros, pse e ofendon?

      • (Shef)qeto, ku e pe ti qe u preka? Perkundrazi u gezova shume qe gomereve tashti u jepet vendi i duhur edhe neper gazeta. Jam ne nje mendje me ty qe gomeret duhen, sepse midis te tjerave edhe dine ta mbrojne veten mire, ja si puna jote psh.

  • TË RRONI VETË SE SHPRESA KA VDEKUR!

    U mblodh sot Kuvendi i partisë,
    te pallati i famshëm i kongreseve,
    do flasin tërë drejtuesit e qarqeve,
    të dëgjojmë përrallat e sukseseve.

    Me radhë po ligjërojnë gati njësoj,
    sa bukur Rama zgjedhjet i ka vjedhur,
    e se si këta drejtues asgjëbërës,
    tashmë janë një kastë e tredhur.

    Rama paska përdorur gjithë shtetin,
    për të penguar përkohësisht ndryshimin,
    dhe tani Luli është shpresa e vetme,
    ai do na sjellë parajsën dhe shkëlqimin.

    Mbajeni krenarisht kokën lart,
    se Luli asgjë nuk ka humbur,
    kryetar ishte e ashtu është prapë,
    xhepat i janë fryrë e nuk janë shkundur.

    Tani duhet të mbajnë shpresën gjallë,
    te populli i varfër që tetë vite papunë,
    se një ditë Basha do vijë në pushtet,
    por edhe 4 vite Ramës do i hanë mun.

    Kështu që PD ka edhe 4 vite kohë,
    të shesin pordhë e të bëjnë parada,
    të bëjnë teatër grotesk në parlament,
    ndërkohë që Rama bën maskarada.

    Vetëm një gjë nuk po kupton Luli,
    pse shqiptarët masivisht shitën votën,
    sepse është PD e njëjtë e 8 viteve më parë,
    e kështu do gënjeheshin e do hanin rrotën?

    Profesorët blu na thonë se kanë në ADN,
    lirinë dhe të vërtetën që në vitin ’90,
    mburren se bënë një fushatë shëmbullore,
    ç’është ky masturbim e hedhje shurre përpjetë?

    Në 8 vite qeverisje të Sali Berishës,
    korrupsion kudo në çdo sektor,
    të ardhurat për frymë dolën 700 $,
    dhe pse populli papunë e asgjë në dorë.

    Cili na qënka ky program mrekullie,
    që PD të nxjerrë njërëzit nga varfëria,
    taksa 9% dhe korrupsion me oligarkët,
    asistenca sociale si lëmoshë që jep partia?

    Nëse populli s’ka një minimum jetik,
    që kur është papunë të jetë i siguruar,
    po i dhe lëmoshë me siguri do bëjë krim,
    të bën dhe hajdut varfëria e mallkuar!

    S’mund të mbash me shpresë kot rininë,
    që me sakrifica është diplomuar,
    veç me punë operatorë në call centera
    se asgjë tjetër s’ke për t’iu ofruar.

    Kur punojnë gjithë jetën, s’kursejnë dot,
    as për shtëpi, madje as për pushime,
    një popull kokë ulur që jeton kot,
    me gënjeshtra partie që dëgjon në fjalime!

    Ky është realisht fundi i një opozite,
    që vetëm shpresë nuk mund të japë më,
    një parti që numrin 1 e ka NON GRATA,
    e numrin 2 një shërbëtor që mend nuk nxë!

    Prandaj na duhet një opozitë e re,
    jo teatroxhinj hajdut politikanë,
    boll na kanë çarë trapin këto 30 vite,
    veç maskarenj dhe sharlatanë!

  • Lum ne qe kemi tipa inteligjente si puna jote o Molla e Dijes se te ishte per ne varfanjaket do i kishim besuar Lulit.Ku ta dinim ne te shkretet injorante qe ai qe qeveris nuk ka faj por fajin e ka perhere opozita. Sa truthare jemi qe s’kemi kuptuar as kaqe gje.

    • Poetry is finer and more philosophical than history; for poetry expresses the universal, and history only the particular. (Aristoteli)
      Those that know, do. Those that understand, teach. (Aristoteli)
      Talent hits a target no one else can hit. Genius hits a target no one else can see. (Arthur Schopenhauer)
      History repeats itself, first as tragedy, second as farce. (Karl Marx)

      (Në përgjigje të Vlonjatit). Shiko, unë e kam thënë e stërthënë me vargje e pa vargje për autokracinë e Ramës dhe rilindjes të së keqes, kështu që duke lexuar vetëm vargjet e mia më sipër, kjo nuk do të thotë që unë pranoj që nuk kemi hajduta në pushtet dhe fajin e ka vetëm opozita. Por, çdo gjë ka një sens mase, një limit. Mund ta gënjesh një popull për njëfarë kohe, por jo përherë. Në 2017 rilindja lejla bleu votat, u kërcënuan votues, etj, etj që i dimë e i pamë edhe te përgjimet e BILD-it. Më pas opozita e dalë rrugëve pasi kishte lënë mandatet, me Luli Bashën në krye, tha se do bllokonin votimet lokale, por një ditë para votimeve morri kthesë si një kurvë politike, një pabesi prej tradhëtari pa këllqe që të lë në mes të rrugës. Ndërkohë nga protestat e opozitës, janë futur protestues në burg. Ikën 8 vite dhe erdhi 25 prilli, dhe Luli&CO i tha popullit që zgjedhjet nuk do vidhen apo blihen më, se i kishte marrë masat. Por, në fakt, u blenë prapë. Historia u përsërit. Por, s’mund të besohet më që është një tragjedi, tashmë është një farsë qesharake. E kështu demokratët e zhgënjyer ngelën pashpresë rrugëve. Luli përdori sebepin e vjedhjes së zgjedhjeve për të qënë prapë kryetar. Rama do tentojë të vjedhë çdo palë zgjedhje, sepse pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, e sidomos kur ka mbështetjen e SHBA. Ka 8 vite që SHBA mbështet një autokrat hajdut si Rama. Edhe pasi prishi marrëveshjen e 5 qershorit ata nuk i thanë gjë, madje dhe Luli e mbylli atë muhabet. Pse? Ishte dakord edhe Luli? Pyesni Lulin. Një lider që do që të fitojë nuk do ia lejonte dot Ramës prishjen e marrëveshjes, heqjen e koalicioneve. Luli dikur do mbronte mos prishjen e teatrit, por e shëmbën mes natës. Do mbronte banorët e Astirit dhe pronat e tyre atje, por në fund dështoi. Unë nuk e kuptoj se çfarë pret ky popull më nga Luli?! Vetëm dështime dhe asnjë mbajtje përgjegjësie. Të paktën të kishte dhënë dorëheqjen si kryetar pas 25 prillit dhe po të votohej të zgjedhej prapë. Një njeri që nuk di të humbë, nuk di as të fitojë. Ky nuk quhet lider, por thjesht një parazit pushteti, që rri pret në radhë me shieshe qumështi në dorë. Lider është dikush që të frymëzon, të jep shpresë, dhe të bën të besosh me fakte që ato që thotë do mund t’i realizojë, e kështu që ia vlen të shpresosh madje duke luftuar për arritjen e objektivave. Por Luli thjesht bën sofizma, flet broçkulla herë pas here, llogaritë i bën gabim, me dashje apo padashje kjo s’ka rëndësi se vetëm populli humb. Edhe një njeri i zakonshëm, mediokër e pa cilësi të veçanta e pa talent, po të kishte pozitën e kryetarit të PD e liderit të opozitës, do do arrinte më shumë se Luli. Që të duash ndryshimin për popullin, pikë së pari duhet të ndryshosh partinë, mënyrën e funksionimit, sistemin e meritokracisë. Por PD është po ajo e 8 viteve më parë, dhe s’ka si të jetë ndryshe kur atje urdhëron vetëm Saliu. Pse nuk bëhen të pasur gjithë njerëzit e ndershëm në këtë vend por bëhen fëmijët e Saliut dhe politikanëve të tjerë? Janë më të zgjuar e më të aftë se ne? Jo aspak! I bën pushteti, paraja, favoret. Edhe Rama për pushtet bën gjithshka, aq sa riktheu sistemin e dikurshëm të fuksa-patronazhistëve. Nuk e dinte Luli apo po flinte gjumë dhe e morri vesh më vonë? Rama i bleu votat, dakord. Po pse populli shiti votën? Se nuk kishte shpresë te opozita dhe te Luli? Unë mendoj se po. Sepse po të kishte shpresë, do i merrte lekët rilindjes dhe votën nuk do ia jepte, do i jepte një grusht të fortë atij mali të inkriminuar rilindas. Pse nuk dolën më shumë njerëz në votime? Pse nuk u angazhua opozita të bënte namin që emigrantët të votonin? Ja pra, për të gjitha këto arsye më sipër, Luli ka përgjegjësi. Nuk po flas për përgjegjësinë e LSI-së së Monës me rosarion në qafë apo të Metës, se këta janë nga fryn era e pushtetit, po iu dhe poste janë në rregull e qepin gojën. Likja dikur fliste për popullin e 2 marsit e më vonë për kosore, por ja që tani po rri si qëngj i urtë. Po populli i 2 marsit ku vajti? Dele në shërbim të partisë? Prandaj, në këto rrethana, kjo është një opozitë e mbaruar, e “vdekur”, dhe dje ishte përcjellja për në banesën e fundit, pra në Shqup. A na duhet një opozitë e re? Patjetër dhe e kam një ide se kush mund ta bënte denjësisht. A mund të rilindë kjo opozitë aktuale si feniksi, siç thoshte dhe Mona? Fenksi është shpend i lirë, nuk është hienë e as gomar. Sidoqoftë, çdo gjë varet nga ne, nga populli, as nga Rama, as nga Luli e as nga Meta. Nëse do vazhdojmë t’iu besojmë sharlatanëve të politikës e do ngrihemi në protesta vetëm për karriket e tyre e jo për hallet tona, atëherë kam frikë se do “vdesim” si popull, pra, ose do kthehemi në vegjetues kokë ulur e të shtypur, ose do emigrojmë jashtë shtetit për një jetë më të mirë, e për t’i shpëtuar përgjegjesive tona si qytetarë të përgjegjshëm.

  • pavarsisht se janë shkruar vite më parë,ato kanë vlerë dhe sot,por me një ndryshim të vogël!
    kjo kohë e ka këthyer situatë në drejtim tjetër!!
    ti o dukë nuk je as “skllav” e as skllavopronar!!
    ke mbetur në atë të mesmen e keqe!
    je bërë ndihmës i skllavopronarit tënd!!
    përpiqesh ta mbash në krye për atë krodhe buke që të jep!!
    ske faj “dora që të ushqen nuk kafshohet”,dhe kur je skllav,dhe kur je ndihmes i skllavopronarit!!

  • Deshmitar gjyqi per homoseksualizem gjate kohes se mesime marksiste – leniniste te shokut Enver .
    E kush eshte problemi yt o bejtexhi…..vetemashtrimi dhe veteshperdorimi .
    Je i pashprese ne thelb ,ndergjegje dhe vetedije .
    Je nga rastet e shumte ne Shqiperi ku “idete” e injektuara i kthejne njerezit ne gomere dhe skllever….ti zgjidh ke te duash ,pak rendesi ka .
    Moderator ke fillu me mos i botu postimet….apo devijim nga rruga e Partise ??

  • 10 vjet ti paske treguar,
    gjithe zullumet e Shtetit?
    jo jo jo o Benko, mos rrej,
    ke qene servili i Pushtetit!

    ti keto vite or Benko poeti,
    ke qene pararoja vijes par,
    duke lare e lyer prapanicen,
    e ketij Ed Rames KryeGomar,

    te mbajne mend e do kujtohesh,
    vec si servili i kesaj Ramqeveris,
    ndaj mos u perpelit kot o i shkrete,
    te dalesh nga guacka e servilerise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *