Policia e Elbasanit arreston tre persona të cilët akuzohen se kanë marrë peng një të ri dhe e kanë kërcënuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Policia ka vënë në pranga shtetasit Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç, Erion Kaçuli, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan. Ata akuzohen se kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kishin kërcënuar shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Po ashtu burimet thanë se gjithçka ka nisur për motive të dobëta.
M.H/ Dita
